'Gërdeci', tensione në sallën e gjyqit/ Familjarët e viktimave përplasen me Mediun: Kriminel, prokuroria faj që s'ngre akuzën e vrasjes! Ish ministri: Duan të më bëjnë kokë turku!

TIRANE-  Tensione dhe përplasje ka patur në seancën e sotme gjyqësore ku ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu po gjykohet për akuzën e 'shpërdorimit të detyrës' me pasojë shpërthimin e 15 marsit 2008 në Gërdec ku humbën jetën 26 persona e qindra u plagosën. 

Në seancën mbi 2 orëshe  i pandehuri Fatmir Mediu lexoi një deklaratë të gjatë, ku akuzoi për gjyq politik, e cilësoi veten si një viktimë gjyqi publik, deklarata të cilat i përsëriti edhe për median jashtë sallës.

“Edhe sot u pa qartë që prej 16 vitesh vijon persekutim personal dhe familjar që Fatmir Mediu ka qenë shkaktar që shpërtheu Gërdecin. Gjyqin politik e ka bërë politika. Nëse SPAK dhe gjykata ka ardhur te idea e balancave të gjykimeve politike” deklaroi Mediu jashtë sallës.

Brenda në gjyq pretendimet e Mediut nuk i pranuan familjarët e viktimave, sidomos Zamira Durda, dhe bashkëshorti i saj, të cilët humbën djalin 7 vjeçar nga shpërthimi në Gërdec. Ata deklaruan se Mediu po fliste si në Parlament, ndërsa prokurorët bënë me faj se nuk ngritën akuzën e vrasjes ish ministrit të Mbrojtjes

‘E kanë fajin prokurorët që nuk ngrenë akuzë për vrasje, nuk të dëgjojmë dot, është absurde, je kriminel, turp të të vijë’, thanë familjarët. 

Përplasje ka pasur dhe me avokatin e Mediut, Ardian Visha i cili i kërkoi gjyqtares Irena Gjoka që familjarët e viktimave të masakrës së Gërdecit të nxirreshin jashtë. Nga ana e saj gjyqtarja disa herë i tërhoqi vëmendjen familjarëve të indinjuar, informoi gazetarja Keti Banushi. 

Zamira Durda: Mos na ofendo, nuk ke turp. 
Ardian Visha: Nxirreni jashtë. 
Fatmir Mediu: Kam te drejten te marr fjalën 
Zamira Durda: E ka fajin prokuroria qe nuk të ngre akuzën e vrasjes. 
Ardian Visha: Nuk mund të degjojme tallava dhe ofendime në mënyrë barbare. 
Zamira Durda: Turp të të vije.
Ardian Visha: Smë vjen turp nga ju. Jashtë nga salla. SUS të dy.
Feruzan Durda: Mos më thuaj SUS mua.

Jashtë seancës Mediu tha se po kërkohet ta bëjnë 'kokë turku'

“Një histori e ndërtuar prej 17 vitesh, unë e kuptoj dhimbjen por deri në një lloj pike. Kam ardhur në një proces gjyqësore dhe jo në proces fyerje. Nëse jam në këtë gjykate le ta përcaktojë gjykata nëse jam kriminel” tha ai. 

Më herët avokatët e Mediut kërkuan edhe një riekspertim për shkaqet shpërthimit në Gërdec, për të cilin GJKKO nuk është shprehur ende.

SPAK kundërshtoi të dyja kërkesat për riekspertimeve, pasi sipas akuzës në vitin 2009 i pandehuri është njohur me te gjitha aktet, edhe në seancën paraprake gjithashtu dhe nuk ka pasur pretendim për llogaritjet e ekspertëve. Sa i përket dëmit financiar në Gërdec, ekspertët arritën në përfundimin se demi nga llogaritja e çmimeve për shtetin ishte rreth 8.7 milion USD, ndërsa rreth 60 milion leke të reja kostoja e transportit të municioneve të bëra nga ushtria për përfituesit privatë të demontimit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:01
'Çfarë ndodhi në Gërdec sipas jush?' Mediu: Do bëj publike një video! Nuk ka patur saldim të karrocës për të shkaktuar shpërthimin

Fatmir Mediu në prononcimin për mediat pas seancës në gjyq për çështjen e Gërdecit, u shpreh se procesi është ndërtuar mbi një provë të falsifikuar. Nga ana tjetër sipas tij, nxehtësia për të djegur barutin mban deri në 2 minuta, ndërkohë që sipas dëshmisë së rojes karroca e fundit në vendin e demontimit, ka hyrë 30 minuta para shpërthimit të madh. Dhe nuk mundet thotë ai që saldimi i karrocës të ketë shkaktuar zjarrin, pasi nuk ka patur saldim. 

Pyetje: Çfarë ndodhi në Gërdec sipas jush?

Mediu: Po ju them, se do ju bëj me dije një video ku duket qartë ku nuk mundet pas saldimit baruti të marri për shkak të nxehtësisë së saldimit. Për më tepër kjo është provuar nga djali i viktimës në këtë proces gjyqësor që ka thënë se babai ka qenë aty dhe ky vetë ka qenë shtëpi nga ora 10 deri në orën 12.  

Pyetje: Nuk është salduar?

Mediu: Nuk është salduar. Edhe sikur të jetë salduar roja objektit ka thënë se karroca e fundit ka hyrë 30 minuta përpara. Në një kohë që ekspertët amerikanë thonë se deri në 2 minuta mban nxehtësia për të djegur barutin. Pyetja është e thjeshtë: Pse nuk pranojnë të bëjnë këta të bëjnë një akt ekspertimi? Është një proces i ndërtuar mbi një provë të falsifikuar.

Ora 12:35
Mediu: Procesin e demontimit e firmosa pasi e kërkoi NATO! Nuk e kam ditur për Gërdecin deri kur ndodhi shpërthimi

 

Fatmir Mediu pas seancës së sotme për procesin e Gërdecit dha një prononcim për mediat. Ai u shpreh mbi refuzimin e GJKKO për një ekspertim të ri ekonomiko-financiar të shpërthimit të Gërdecit. Mediu thotë se nuk ka asnjë provë që aktet e tij si ministër i Mbrojtjes në atë kohë të kenë shkaktuar dëme ekonomike në shpërthimin e Gërdecit.

'Për çfarë akuzohet ministri? Ministri akuzohet për shpërdorim detyre. Shkelja me dashje që kanë sjellë pasoja apo përfitime personale në dëm të interesave të shtetit. Nuk është provuar asnjë përfitim personal. Nuk është provuar asnjë lloj dëmi ekonomik për shkak të veprimit të ministrit të Mbrojtjes. Kam deklaruar 3 ditë pas ngjarjes përpara presidentit, kryeministrit dhe prokurores së përgjithshme që nëse gjeni një kontakt personal timin apo familjarëve të mi me ata që zhvillonin procesin në Gërdec atëherë merrja përgjegjësinë ligjore.'

Sakaq, ai shton se ekspertët e zgjedhur nga KLSH dhe ministria e Financave për të kryer akt-ekspertimin kanë qenë të pakualifikuar.

'Çfarë lidhje ka dëmi ekonomik me shpërthimin e Gërdecit? S’ka asnjë lidhje ligjore dhe shkakësore. Te akti ekspertimit janë thirrur përfaqësues të KLSH dhe ministrisë së financave, e kanë të ndaluar me ligj dhe nuk kanë certifikatë. Kanë bërë kontrolle në ministrinë e mbrojtjes dhe nuk kanë gjetur shkelje. E kanë marrë copy paste nga këto ekspertë të paligjshëm. Është thënë që nuk ka certifikatë konformiteti kur ky ligj është shfuqizuar në vitin 2007. Në një seancë sqaruam atë akuzë prej 16 vjetësh që ministri zgjodhi Gërdecin. Nuk kishte ministri asnjë dije dhe nuk e ka zgjedhur Gërdecin. Pala mbrojtëse, tha se nuk është problem se ministri zgjodhi Gërdeci por kushtet teknike.'

Ndërkohë Mediu hedh akuza ndaj politikës se po kërkojnë ta bëjnë 'kokë turku'.

'Po ju them, se do ju bëj me dije një video ku duket qartë se pas saldimit baruti nuk mund të marr për shkak të nxehtësisë së saldimit. Nuk është salduar. Roja objektit ka thënë se karroca ka hyrë 30 minuta para shpërthimit. Pse nuk pranojnë të bëjnë një akt ekspertimi. Duan një gjyq politik, koka turku. Kjo çështje është gjykuar. Urdhri përgatitet nga stafi civil dhe ushtarak, firmoset dhe zbatohet. Kisha me vete 39 urdhra të ministrave të mbrojtjes para dhe pas meje. Të gjithë shkruajnë në shkresa se transporti bëhet nga FA. Ka në ministrinë e mbrojtës që tregojnë se janë kostot dhe kush i paguan. Ministri i referohet akteve ligjore që janë sipër tij.'

Procesin e demontimit e ka firmosur pasi është kërkuar nga NATO, ndërsa për Gërdecin ai thotë se nuk dinte gjë deri ditën kur ndodhi shpërthimi.

Pyetje: Kush po iu bën gjyq politik?

'Mendoj se gjyqi politik e ka bërë politika. Nëse SPAK dhe Gjykata ka ardhur te ideja e bilanceve e dënimeve politike, nuk është drejtësi më. Kjo që kërkon SPAK në akuzë ndodh vetëm në juntat ushtarake. Shefi i shtabit të përgjithshëm është shefi dhe i kryeministrit dhe presidentit. Unë kam firmosur procesin e demontimin ka qenë kërkesë e NATO. Nuk e kam ditur ku ka qenë Gërdeci e kam marrë vesh kur ndodhi.'

Së fundmi, ai jep edhe një koment në lidhje me akuzat e Zamira Durdës në seancën e sotme.

'E kuptoj dhimbjen deri në një lloj pike, kam ardhur në proces gjyqësor. Nuk mund të pranoj fyerje.'

Ora 12:28
Familjarët u përplasën me Mediun në sallën e gjyqit, Avokati: U adresuan fjalë fyese e gjykata nuk reagoi

 

Ardian Visha e Fatmir Mediu 

 

Avokati Ardian Visha shpreh shqetësimin se GJKKO po rrëzohen të gjitha kërkesat e bëra prej tyre

“Po rrëzohen të gjitha kërkesat që ne bëjmë edhe ato që ligja na jep të drejtë. Kontestuam aktekspertimin financiar në formë e përmbatje. 2 prej tyre punojnë në institucion të KLSH. Nuk ka asnjëri prej tyre licenën e ekspertit. Nuk është njoftuar mbrojtja mbi cilësinë e tyre. Gjatë hetimit paraprak ka pasur zero komunikim, prandaj e bën të papajtueshme. Kemi kontestuar dhe përmbajtjen e aktit.

Duke u ndalur tek përplasjet në sallën e gjyqit me familjarët e viktimave Visha tha

"Nuk mundet që të adresohen fjalë fyese ofenduese e sharëse në proces e gjykata të rrijë të bëjë spektatorin para tyre, si të ishte i emëruari i viktimave e jo autoritet që duhet të gjykojë në mënyrë të paanshme cështjen"

Ora 11:58
Gjykata rrëzon kërkesën e Mediut, kërkoi riekspertim ekonomiko - financiar për Gërdecin

 

GJKKO ka refuzuar kërkesën e palës mbrojtëse të Fatmir Mediut në lidhje me një akt të ri ekspertim për dëmin ekonomik në masakrën e Gërdecit.

Megjithatë, GJKKO ka pranuar kërkesën që pala mbrojtëse të pyes 5 ekspertët  ekonomiko-financiar, që kanë kryer aktin e ekspertimit për dëmin ekonomik.

Pala mbrojtëse e ish-ministrit Fatmir Mediu kërkoi aktin e ri të ekspertimit, pasi i mëparshmi sipas tyre ka qenë i njëanshëm.

Në seancën e sotme mes tensioneve me familjarët e viktimave të pranishëm, ata u shprehën se vendimi final i i eksepertizës nuk i është vënë në dispozicion Mediut si i pandehur.

‘Vendimi final i ekspertizës ekonomiko-financiar nuk i është vënë në dispozicion të pandehurit ose mbrojtjes. Ekspertët janë zgjedhur në mënyrë të njëanshme, ekspertiza është e papajtueshme me ligjin, audituesit jane në konflikt interesi sepse janë nga KLSH dhe Ministria e Financave, ekspertiza është bërë pa pasur dokumentet përkatëse, pyetjet ndaj ekspertëve kanë qenë juridike, jo ekonomike, kërkojmë një ekspertim të ri ekonomiko-financiar, duke riformuluar pyetjet dhe ekspertë të tjerë’, është shprehur pala mbrojtëse në seancë.

Vetë Mediu ka thënë se kemi të bëjmë me një proces politik, pasi ai po kërkohet të bëhet kokë turku.

‘Akuzohem për Gërdecin, kur kam dhënë dorëheqjen dhe lashë mandatin, dua të përballem me ligjin, jo akuza politike, për Gërdecin po kërkohet një kokë turku. Me këto përplasje, ky nuk është proces gjyqësor, por proces politik. Seancat të jenë të hapura për mediat, ta shohin shqiptarët si bëhen gjyqet në GJKKO. Ekspertët janë të paligjshëm, pse nuk pranoni të bëni eksperiment si ndodhi shpërthimi? Ky është proces i pabazë, ushtarakët e NATO nuk i pranuat, nëse vijoni kështu, unë do publikoj qëndrimet e tyre’, deklaroi Mediu.

Ndërkohë prokurori i çështjes u shpreh se nuk ka asnjë shkak për përjashtimin e ekspertëve.

‘Ekspertët nuk kanë asnjë shkak për përjashtim, në 2009 i pandehuri është njohur me të gjitha aktet, edhe në seancën paraprake, ne mendojmë se kërkesa për aktekspertim të ri të mos pranohet. Nuk ka pasur pretendim për llogaritjet e ekspertëve’, deklaroi prokurori.

Më pas gjyqtarja Irena Gjoka doli duke shpallur refuzimin e kërkesës së palës së Mediut dhe duke njoftuar seancën e rradhës për datën 29 maj, ora 09:00.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 16/05/2024 01:51

    Qe do te behesh /koke turku/nuk ka dyshim,sepse ti ishe /budallai/ i radhes qe perdoren per biznesin e vdekjes.Po te mos kishe hedhur vickla me pare,duke u mbrojtur me petkun e deputetit,sot mund te ishe denuar e liruar,sic u denuan e u liruan me pare, te gjithe maskarenjte e tjere te ngateruar ne kete ngjarje, fale drejtesise se Berishes ne ate kohe.Por ti kujtove se mandati i deputetit do te te shpetonte dhe keshtu e zgjate dhe u zvarrite deri sa perfundove ne duart e drejtesise se re.Prokurori nuk do te kerkoje per ty burg per jete,ose te gjate, sic kerkoi per disa te tjere qe ja hodhen me nga 10 vjet fale drejtesise se Sales,por dhe pa gje s'do dalesh.Dhe nese denohesh me 2-3 vjet,jane shume per nje njeri te privilegjuar si ju.Prandaj meqe mendon se mund te behesh /koke turku/,hap gojen dhe rrokullis e ca koka te tjera me vete,sidomos ata qe i ke /kursyer/deri sot.

    Përgjigju
  • naimi: 15/05/2024 16:56

    fatmir mediu nuk ishte vetem ne kete vrasje,,ishte me saliun dhe shkelqenin...

    Përgjigju
  • Familja: 15/05/2024 16:52

    Kto vetem familje qe sjane, eshte keq te mbjedhesh urrejtje Por dhe te te vrasin femijen ne lule te jetes Dhe ta shohesh shkelzenin e mediun e tjere qe pasurohen dhe shesin Mend cdo dite rrugeve Kjo eshte 100 fish kriminale! Ato minimalisht duhet ti jepnin miliona euro familjeve dhe te ishin investuar te pakten nga ana ekonomike, Por kto me fodullek as nuk i shohin me sy dhe jo me ti kerkojne falje! Prandaj duhet vetgjyqesi... te pakten liron shpirtin Dhe merr nje bekim nga shpirtrat e te afermeve qe iken ne lule te jetes Pa pike lidhje pa asnje faj.

    Përgjigju
  • denis: 15/05/2024 14:33

    Fatmir Mediu eshte VRASES i ndyre dhe po nuk u denua ky kriminel kurre nuk do te behet drejtesi,ky eshte dora e familjes Sali NON GRATA.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim