Seanca plenare/ Rama: Bastet do mbyllen, deputetët po sulmohen me mesazhe nga burgu

TIRANË- Ka nisur që prej orës 10:00 seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë. Në seancën e sotme plenare do të diskutohen disa pika në rendin e ditës siç janë buxheti faktik, ndryshimet në ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorëve, si dhe ratifikimi i disa marrëveshjeve me Kosovën. Njësoj si në seancat e kaluara, edhe sot, opozita e bashkuar ka bojkotuar seancën. Kryetari Gramoz Ruci ka thënë se ka mbërritur për herë të dytë në Kuvend, dekreti i kthyer i Metës për ligjin për Teatrin e ri Kombëtar. 

Rama i veshur sot me atlete në Kuvend

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij, u përqëndrua tek debati i fundit që është shpalosur në media, lidhur me çështjen e mbylljes së lojërave të fatit. Rama ka thënë se pikat e basteve do të mbyllen, dhe se nga 1 janari nuk do të ketë më lloto, as online. Rama ka bërë një deklaratë të fortë kur ka thënë se deputetët e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave po sulmohen me mesazhe të orkestruara nga dhomat e burgut tek 313.

Jam shumë i keq ardhur që një pjesë e deputetëve, dhe posaçërisht deputetët e Komisionit të Financave dhe të Ekonomisë, janë kthyer në një shënjestër të e një sulmi vulgar, të orkestruar nga burgu 313. Online është shumë kompleks, do të arrijmë në një konkluzion të studiuar, në bazë të të cilit do kemi një diskutim më tutje.

Në 1 janar nuk ka më asnjë lloj basti dhe kazino elektronike në zonat e banuara. Janë bërë spekulime, s’ka më kazino në periferi. Kazinotë do të jenë vetëm në resortet me 5 yjë. Kjo veprimtari, financohet nga krimi i organizuar. Një veprimtari ku Universiteti i Tiranës ka bërë një studim, dhe gjetjet e studimit janë shokuese. Do shkojmë në fund të kësaj beteje. Dështuam, pasi nuk i dhamë dot fund kazinove elektrikonike. E ndjera gjyshja ime, thoshte jo çdo gjë vjen për keq. Ata që kanë ngritur llumin duke shpresuar se do të na zbrapsin përmes një shpifjeje, thjesht le ta mbajnë për vete, turpin e përfaqësimit të këtij llumi. Ne dimë për lidhje te atyre që shkojnë banak më banak, për të kundërshtuar në mënyrë hipokrite dhe hileqare në një monopol online, por janë të lidhur me interesat që kulmojnë në burgun e sigurisë së lartë në Tiranë. Çdo sallon bastesh në rrugë, në Francë të çon në burg 3 vite. Qeveria lejohet të kufizojë aktivitetin për të mbrojtur konsumatorin. E drejta për ta kufizuar tregun deri në mbyllje.

Edi Rama, kryeministër

Kazinotë do të jenë të mundura vetëm për hotele me 5 yje në zonat e definuara nga qeverisë, përkatësisht. Asnjë lëshim dhe në asnjë  hapësirë tjetër. Ata që sot mungojnë këtu, janë në krahun e tyre që janë on-line. Personalisht, lideri legjendar i PD-së ka marrë dhe mban anën e tyre. 

Edi Rama, kryeministër

Rama iu ka kthyer përgjigjie sot edhe kritikëve që kanë pyetur, se çfarë do të ndodhë me të punësuarit në këto pika. Rama ka thënë se taksa 5% është një masë e re që do të hyjë në fuqi në parlament, që është një mundësi e mirë për t’u përshtatur në një tjetër biznes.

Vendet e punës, po nuk do të jetë e lehtë për ata që janë të punësuar, por do jetë i mundur të përshtaten në një vend pune. 5% tatim fitim deri në 140 mln leke xhiro, është një masë që do të hyjë ne fuqi nga ky parlament.  Sot një taksë fitimi 5 % është një nxitje e fortë për këdo që do të hapë një biznes dhe të vetëpunësohet. Të mendojnë transformimin e biznesit të tyre me taksën vetëm 5%.

Edi Rama, kryeministër

Rama ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe Balla që procedura ligjore për mbylljen e pikave të basteve të përshpejtohet në mënyrë që mesazhi të shkojë sa më parë tek qytetarët. Rama tha se 700 milionë euro do t’i kthehen buxhetit të shtetit.

I bëj thirrje kreut të grupit parlamentar dhe kreut të Kuvendit që ta përshpejtojnë këtë procedurë dhe të shkojë më shpejt mesazhi tek qytetarët se kjo punë është e mbyllur. 700 milionë euro qarkullim vjetor që i shkon lumit dhe llumit, ndërkohë që do i kthehet arkës së shtetit he do i shkojë konsumit të shëndetshëm familjar.

Edi Rama, kryeministër

Zhvillimet orë pas ore në Kuvend

14:30/ ‘Duhen zanate, jo lloto’, nga batutat tek atletet e bardha me të kuqe, çfarë spikati tek Rama sot në Kuvend

Kryeministri Edi Rama ishte i vetëm përballë socialistëve në Kuvend, pas një bojkoti të zgjatur të opozitës. E teksa fokusi i fjalimit të tij ishte mbyllja e lojërave të fatit, Rama ka vazhduar batutat lidhur me ata që luajnë skedina. I veshur me atletet e tij të bardha me shirita të kuq, Rama tha:

“O plako s’ ka vende punë”, është një moto online e atyre që rrinë në kafe e presin që puna t’i zgjojë në mëngjes nga gjumi mundësisht në orën 9. “Nuk jetohet me 240 mijë lekë plako”, e di vllai, po është paga më e ulët për ata që s’kanë gjë tjetër veç krahut të punës. Ndërkohë që kanë të tjerë të fillojnë me 200 e shkojnë, 300, shkojnë 400 e 600.

“Duhen zanate jo ata që dinë të venë lloto. Nuk ka gabuar Bledi Klosi por thjesht sportiviteti i tij e ktheu në një fakt disi përkthëdhelës për humorin popullor shqiptar kur tha që ‘ka punë por s’ ka specialistë. “-u shpreh kryeministri.

12: 30/ Rama nxjerr shifrat: Ja dëmet e basteve në shoqëri, 73% e lojtarëve me probleme nervore

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama ka folur për efektet e lojërave të fatit në shoqërinë shqiptare. Rama ka thënë se rreth 73% e lojëtarëve kanë pranuar përjetimin e problemeve nervore. Rama ka thënë se 43% e lojtarëve kanë një raport të deformuar në familje dhe jetojnë duke u fshehur.

Të dhënat në të cilat është bazuar kryeministri, sipas tij, janë pjesë e një studimi të kryer nga Universiteti i Tiranës, në vitin 2016.

Vetëm 18 % e lojtarëve aktivë e nisin aktivitetin në moshën 16 vjeç dhe ata që përbëjnë gjithë këto grupe viktimash të kësaj sëmumdjeje në masën 73% të tyre pranojnë përjetimin e një stresi dhe problemeve nervore. Si rrjedhojë, 1 në katër pranojnë se u ka shkuar ndërmend të vrasë veten, janë të dhëna që fatmirësisht dhe fatkeqësisht përkojnë me të dhënat e disponuseshme nga kërkime të tjera, në vende të tjera ku janë marrë dhe vendime drastike në mbylljen e kësaj mortje. 43% e këtyre që luajnë kanë një raport të deformuar në familje dhe jetojnë duke fshehur, vjedhur lek, duke premtuar çdo natë se është hera e fundit. Vendimi nuk është një vendim unik për Shqipërinë dhe nuk vjen si një rrufe në qiell të pastër në Shqipëri.

Edi Rama, kryeministër

Ndërkohë që edhe ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka raportuar në Kuvend.  Ahmetaj ka thënë se gjatë vitit 2017, nuk ka patur  një rritje të borxhit publik. Ahmetaj ka theksuar se viti 2017 ka konsoliduar ekonominë, duke qenë një vit kyç me një bilanc pozitiv për vendin.

Paketa fiskale pati efekt në ekonomi. Deficiti vjetor vijoi të tkurrej në vitin 2017. Në 2017, nuk ka patur një rritje të borxhit publik. Papunësia ishte e madhe vite më parë, kur diskutojmë sot, që kemi krijuar 230 mijë vende pune, dikush mund të ngrihet e të thotë: A mund të mburreni?”.
Jo, absolutisht jo. Nuk kemi luksin të mburremi, por një gjë e ndajmë qartë, sot ka mijëra vende pune në Shqipëri. Kemi krijuar 35% të vendeve të punës që janë krijuar në total në 25 vite tranzicion. Imagjino dy botë, botën e reformave, këta diskutojnë, Babale 1, Babale 2, Babale 3, Babale 4.

Arben Ahmetaj, ministër i Financave

11:20/ Nikolla në Kuvend: Do të vijojmë mbështetjen për studentët e ekselencës

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, gjatë fjalës së saj në Kuvend, ka thënë se ministria do të vijojë të mbështesë studentët e ekselencës, si edhe investimet ne shkollat e vendit dhe pajisjet laboratorike. 

Financuam 64 projekte të reja në shkolla, duke mundësuar një standard të ri për shkollat në vend. Shkollat e reja kanë adresuar edhe buxhet dhe pajisjen me fonde për bankat shkollore, por edhe investime për pajisjet laboratorike në vlerë 100 mln euro. Ka patur mbështetje financiare e studentëve ekselentë në programet e shkëmbimit për studentët dhe stafin akademik mes universiteteve.

Lindita Nikolla, ministre e Arsimit

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Grigor Downi: 18/10/2018 15:46

    O edo ske faj ti o vlla se sic te solli populli ty ashtu do te heqi

    Përgjigju
  • Grigor Downi: 18/10/2018 15:46

    O edo ske faj ti o vlla se sic te solli populli ty ashtu do te heqi

    Përgjigju
  • jeton fadil BAJG gjoleka: 18/10/2018 12:57

    O Edi Rama bravo të qoft për këtë mrekulli që po bën. Kjo është gjëja me madhështore për rinin Shqiptare kto bastet jan njëkancer i tëmershëm . Me ktë gjë ti shpëton brezin e rinis Shqiptare . E me ktë veprim ti rri 100 vjet në pushtet karshi partis fashiste pd e partis hajdut ordiner të lesh e lis .

    Përgjigju
  • jeton fadil BAJG gjoleka: 18/10/2018 12:57

    O Edi Rama bravo të qoft për këtë mrekulli që po bën. Kjo është gjëja me madhështore për rinin Shqiptare kto bastet jan njëkancer i tëmershëm . Me ktë gjë ti shpëton brezin e rinis Shqiptare . E me ktë veprim ti rri 100 vjet në pushtet karshi partis fashiste pd e partis hajdut ordiner të lesh e lis .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia