Enkelejd Alibeaj ka dërguar kërkesë për debat në seancën plenare të së enjtes, ku do të votohet për ndryshimet e fundit në qeveri. Sipas Alibeajt, Rama kërkon të bëjë votimin pa debat ndërsa përmend nenin 46 të Rregullores duke thënë se asnjë deputeti nuk mund t’i hiqet e drejta e fjalës.
Sesioni parlamentar ka përfunduar për këtë sezon por ndryshimet e reja në qeveri, shkarkimi i Arben Ahmetajt si zv.kryeministër dhe emërimi i Belinda Ballukut në vendin e tij si dhe emërimi i Majlinda Dhukës si kryenegociatore dhe zëvendësuese e Zef Mazit do të bëjnë që deputetët të mblidhen sërish këtë të enjte.
Por Alibeaj kërkon që të zhvillohet debati, ndërsa shkruan se pushteti trembet dhe ka frikë të përballet me faktet e të vërtetën.
Kërkesa e plotë
Siç ndodh rëndom në të gjjtha rastet kur i duhet të përballet me faktet, Edi Rama udhëron votimin pa debat. Edhe pse është e shkruar qartë në nenin 110 të Rregullores që sanksionon se Kuvendi ia nënshtron debatit parlamentar përbërjen e qeverisë. "Asnjë deputeti, – thotë neni 46 i Rregullores, "që dëshiron të diskutojë për një cështje të rendit të ditës, nuk mund t’i hiqet e drejta e fjalës. "
Është e qartë se kreu i qeverisë dhe marionetat me të cilat ai lëviz fijet e pushtetit i tremben debatit, përballjes me faktet dhe të vërtetën.
Është po kaq e qartë se Edi Rama dhe makiazhi i qeverisë së tij nuk bindin më askënd në Shqipëri. Madje as me besnikët e tij. Ndryshe nuk ka si shpjegohet që në këtë krizë të thellë që ka përfshirë Shqipërinë në vend të përballjes me faktet, me problemet dhe hallet e përditshme, shqiptarëve u ofrohen debate shterpë që i interesojnë vetëm klaneve të etura për pushtet brenda PS-së.
Ndryshimet e qeverisë të shpallura në tëitter, betejat e brendshme në kupolën drejtuese të PS-së për të përfituar dhe abuzuar në kurriz të shqiptarëve janë dhe mbeten mënyra që Edi Rama ka zgjedhur për të larguar vëmendjen nga vetja.
Ai është përgjegjës kryesor i varfërisë së shkaktuar nga korrupsioni, i vjedhjes galopante që ka zbrazur xhepat e qytetarëve. Për këtë ai përdor çdo mënyrë për të shmangur debatin publik, përballjen me faktet dhe të vërtetën që shqiptarët e kuptojnë çdo ditë e më shumë.
Neqoftese dikush duhet te pergjigjet per shkelje te Rregullores teParlamentit (Kuvendit),nuk eshte K/ministri por Kryetarja e Kuvendit dhe Byrojae kryetareve te grupeve kuvendore.Te tjeret flasin kot.
PërgjigjuCa kryetari eshte ky? Po si nuk i vjen zor qe ben kete loje te ndyre?
Përgjigju