Seanca plenare për vettingun 
më 30 gusht, PD kundër ligjit

Seanca plenare për vettingun <br />më 30 gusht, PD kundër ligjit
Seanca e jashtëzakonshme plenare për miratimin e projektligjit të Vetingut do të mbahet në 30 gusht. Ashtu siç edhe pati paralajmëruar kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, Konferenca e Kryetarëve, në mbledhjen e djeshme, ka vendosur që në 30 gush,t në orën 17:00 të mbahet seanca plenare për votimin e ligjit për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Deputeti socialist Taulant Balla, fill pas mbarimit të mbledhjes se Konferencës së Kryetarëve, ku ishte e pranishme edhe opozita, konfirmoi se SHBA-BE do të jenë pjesë esenciale e Vetingut që do të nise në Shqipëri në shtator.

Me 30 gusht në 17:00 Kuvendi do mblidhet ne seancë të jashtëzakonshme për të shqyrtuar ligjin e parë të paketës së Reformës në Drejtësi. Iu la detyrë Komisionit të Posaçëm që të vazhdoje me dy ligjet e tjera, SPAK dhe organizimi i gjyqësorit. Me votimin, Kuvendi i hap rrugën procesit të Vetingut. Do verifikohet përbërja e sistemit gjyqësor dhe prokurorisë. SHBA-BE di të jenë pjesë esenciale e Vetingun që do të nisë në Shqipëri. Dakordësi e plotë mes PS-LSI që të përshpejtohet puna edhe për dy ligjet e tjera. Kushtetutshmërinë ligjeve nuk e shqyrton PD, por kushtetuesja. Lajmi mirë është që seanca e jashtëzakonshme do të zhvillohet. Deputetët do të mbyllin pushimet. Me 5 shtator nis puna intensive e Kuvendit”, deklaroi Balla.

Po gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve janë shqyrtuar dhe futur në kalendarin e sesionit të jashtëzakonshëm projektligjet prioritare.

Ndërkaq, Partia Demokratike nuk ka shprehur një qëndrim për datën e mbajtjes së seancës, por opozita ka kundërshtuar draftin për Vetingun, duke e konsideruar kushtetues.

Gjithsesi, deri në 30 shator ekzistojnë të gjitha mundësitë për arritjen e një konsensusit mes palëve, pasi kontestimet e PD janë të karakterit teknik.
 
Balla
“Iu la detyrë Komisionit të Posaçëm që të vazhdoje me dy ligjet e tjera, SPAK dhe organizimi i gjyqësorit. Me votimin, Kuvendi i hap rrugën procesit të Vetingut. Do verifikohet përbërja e sistemit gjyqësor dhe prokurorisë”.
 
Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor

Presidenti Begaj: Shqipëria, një portë e mirë hyrëse e biznesit italian në Ballkanin Perëndimor