SEEMO: Media po nxit dhunën
etnike në Maqedoni, bëni kujdes
Organizata e mediave në Evropën Jugore dhe Lindore SEEMO, me qendër në Vjenë, i bëjnë thirrje medias të bëjë kujdes me situatën në Maqedoni. Nxitja e konfliktit etnik shkon kundër cdo kodi të etikës. Media ka pasur një rol shumë negativ në nxitjen e urrejtjes etnike në Ish- Jugosllavi.( ne foto nje nxenes shqiptare i dhunuar ne nje nga incidentet e ndodhura kohet e fundit ne Maqedoni)
VJENE- Organizata e mediave në Evropën Jugore dhe Lindore SEEMO, një rrjet i gazetarëve nga Evropa Juglindore me qendër në Vjenë i bëjnë thirrje medias të bëjë kujdes me situatën në Maqedoni.
Nëpërmjet një deklarate të bërë publike dje SEEMO shpreh shqetësimin në lidhje me rishfaqjet e fundit të incidenteve dhe etnike dhe rolit të medias. Sipas saj në në të dyja gjuhët si maqedonisht ashtu dhe në gjuhën shqipe, media insiston të vërë në dukje kontekstin etnik të agresorëve, duke përshkruar incidentet me “gjuhën e urrejtjes” Madje në disa raste, vëzhguesit kanë vënë re se situata ka dalë jashtë kontrollit, raporton organizata.
“SEEMO është një organizatë që mbron lirinë e medias dhe të gazetarëve. Por dua ti kujtoj të gjithë gazetarëve, që duhet të mbështeten në standardet profesionale të raportimit dhe të jenë të vetëdijshëm për përgjegjësinë e tyre. Nxitja e konfliktit etnik shkon kundër cdo kodi të etikës. Media ka pasur një rol shumë negativ në nxitjen e urrejtjes etnike në Ish- Jugosllavi dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të reagojmë ndaj shenjave të para të një gjuhe urrejtjeje” deklaroi sekretari i përgjithshëm i SEEMO, Oliver Vujovic.
SEEMO mbështet gjithashtu deklaratën e organizatës së gazetarëve të Maqedonisë, ZNM, të datës 10 mars 2012 e cila i bënte apel gazetarëve për më shumë përgjegjësi në raportimin e tyre. Deklarata i kujtonte se “gazetarët nuk duhet të pëdorin gjuhën e urrejtjes dhe nuk duhet të nxisin dhunën për asnjë arsye, kombëtare, fetare, gjinore, racore apo politike.
Organizata e mediave në Evropën Jugore dhe Lindore SEEMO, mbron lirinë e medias në Europën lindore, jugore, dhe qëndrore.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
67.9%
-
Të gabuar
22.2%
-
Nuk kam mendim
10%
Vota total: 974
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Plumbi i artë’, Dumani: Bujar Çelën doja ta vrisja me armën që më dhuroi i vëllai Talo, por m’u bllokua! Mora hakun e mikut tim Klevis Kapllani
16 Janar, 14:34
-
Tiranë/ Goditën punonjësit e Policisë dhe i dëmtuan makinën teksa ishin në krye të detyrës, 4 të arrestuar (EMRAT)
16 Janar, 14:32
-
Ndarja nga jeta e Sabah Bizit, reagon Benet Beci: Lamtumirë mjeshtër, do mbetesh përgjithmonë në kujtesë
16 Janar, 14:30
-
VIDEO/ Himarë, çahet diga e hidrocentralit Sasaj në Lukovë, shikoni dëmet
16 Janar, 14:28
-
VIDEO/ Çahet diga e hidrocentralit të Bunecit në Lukovë, momenti kur uji vërshon poshtë e merr para gjithçka
16 Janar, 14:20
-
Kosovë/ SHBA lejon blerjen e helikopterëve ‘Black Hawk’ për FSK-në, Arben Fetoshi: Arritja më e madhe për vendin dhe mesazh i qartë për Serbinë
16 Janar, 14:16
-
Vendosja e parkimetrave në rrugë, shpallet fituesi për projektin pilot në Tiranë
16 Janar, 14:05
-
Papa Françesku pëson incident në rezidencën e tij, Vatikani: U rrëzua, por pa fraktura
16 Janar, 14:05
-
Itali/ Kishte shkuar si turist, 21-vjeçari shqiptar kapet duke shitur kokainë! Feneri i thyer i makinës e tradhtoi, droga e fshehur në çorape dhe frigorifer
16 Janar, 14:00
-
Himarë, çahet diga e hidrocentralit Sasaj në Lukovë, policia: Rrezik për përmbytje! Uji ka hyrë në 2 restorante, dëme dhe në 10 biznese
16 Janar, 13:55
-
Ndërron jetë Sabah Bizi, legjenda e fubollit shkodran dhe Kombëtares
16 Janar, 13:52
-
‘Vendi më i përparuar në negociatat e pranimit’, Marta Kos misionin e parë në Ballkanin Perëndimor e nis me vizitë në Mal të Zi
16 Janar, 13:40