SEEMO: Të shqetësuar për padinë penale ndaj gazetares Çela
Një nga organizatat më të njohura të mbrojtjes së të drejtave të gazetarëve ka reaguar në mbrojtje të gazetares Lindita Çela, e cila është paditur nga Drejtori për Marrëdhëniet me Publikun në kryeministri, Gjovalin Prenga.
TIRANE- Një nga organizatat më të njohura të mbrojtjes së të drejtave të gazetarëve ka reaguar në mbrojtje të gazetares Lindita Çela, e cila është paditur nga Drejtori për Marrëdhëniet me Publikun në kryeministri, Gjovalin Prenga. Organizata e Medias për Europën Juglindore (SEEMO), me qendër në Vjenë, nuk harron të theksojë se kjo është padia e parë penale që kur Berisha erdhi në pushtet. Për më tepër, është një padi penale që vjen në një kohë kur me ligj paditë e tilla janë shfuqizuar dhe tani ka vetëm padi civile. “Më 7 tetor 2011, Çela raportoi për një konflikt brenda agjencisë së legalizimeve ALUIZNI. Ish- kreu i ALUIZNI-t kishte akuzuar zëvendësin e tij se kishte lidhje me aparatin komunist. Pasi e pushoi nga puna, drejtori shpërndau një dosje për media ku ishin emrat e disa njerëzve që kishin bashkëpunuar me shërbimet sekrete. Emri i Prengës ishte në listë. Çela raportoi se si zyrtarët përdorin dosjen për të kërcënuar dhe publikoi emrat,” thuhet në reagimin e SEEMO. Më tej SEEMO thekson se mirëpret vendimin për të amenduar ligjin për shpifjet, por shpreh shqetësim se sërish ka akuza penale ndaj një gazetareje. (sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga politika, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
Po
54.5%
Jo
40.6%
Nuk e di
4.9%
Vota total: 470
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës:18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga politika, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?