Sefa në Report Tv: Bardhi i përjashtuar nga PD, ku e gjen guximin Nikolla që e cakton kryetar grupi?! Do pranojmë vendimin e Apelit për vulën, edhe Rithemelimi të bëjë të njëjtën gjë

Gjykata e Apelit do të shqyrtojë më 11 Qershor çështjen e vulës së partisë Demokratike, për të vendosur përfundimisht nëse do të pranojë ndryshimet statutore të Sali Berishës apo t’i lërë vulën Partisë Demokratike të Lulzim Bashës.

Juristi i Partisë Demokratike Indrit Sefa i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv u shpreh se do të pranojnë vendimin e Gjykatës së Apelit, ndërsa i bëri thirrje edhe palës tjetër të bëjnë të njëjtën gjë.

‘Shpresoj që do të marrë zgjidhje shumë shpejt. Jemi përgatitur për detyrën 11. Gjykata e Apelit do të marrë një vendim. GJL i ka kërkuar të japë një vendim përfundimtar dhe zgjidhje të përhershme. Më në fund kësaj telenovele i ka ardhur fundi. Më datën 11 shpresojmë të jetë edhe seanca e fundit. Shpresojmë të çlirohet PD nga kjo telenovelë. Shpresoj që edhe Rithemelimi. U kemi bërë thirrje që të gjitha palët të pranojnë vendimin e Gjykatës së Apelit. Të jetë një vendimmarrje përfundimtare dhe demokratët çlirohen nga kjo situatë.

Ne do të pranojmë çdo lloj vendimi që do të japë gjykata. Nuk kemi diskutuar vendimmarrjet e gjykatave. Ne vlerësimin tonë nga ana jonë nuk u diskutua. Mbajtëm një qëndrim korrekt. Ne nuk diskutojmë në lidhje me një vendim të GJK. Është një pushtet tjetër që nuk varet nga politika. Do garanci për të funksionuar i pandikuar nga trysnitë politike.’- u shpreh Sefa.

I pyetur nga gazetari Arbër Hitaj në lidhje me kërkesën e grupimit të Rithemelimit për rikthimin në grupin parlamentar të Sali Berishës, Sefa tha se Bardhi nuk ka kompetenca pasi është i përjashtuar me vendim kryesie nga PD.

‘Nikolla ka shkelur rëndë rregulloren e Kuvendit. Lindita Nikolla nuk mund të jetë as ata që e kanë përzemër që e quajnë si lidere të re. Nuk mund të mbajë kryetar të grupit një person që nuk është anëtarë i PD-së me vendim të partisë. Bardhi është përjashtuar me vendim të kryesisë së PD-së. Nuk e kuptoj se me çfarë guximi e bën. Nuk mund të quhen grupi kryetar i PD-së. Meqë kjo telenovelë ka zgjatur kaq shumë le të zgjasë. Kam bindjen time si do të jetë. Di të arsyetojë. Mendoj se Nikolla duhet të kthjellohet mirë në leximin e  ligjit.'- tha Sefa.

M.Q./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 08/06/2024 02:16

    L.Nikolla eshte komplet e paafte!/E ndriti/ arsimin prandaj e emeruan /te shkelqeje/ dhe kuvendin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët