Janë tetë kompanitë në garë për lotin e anuluar të Unazës së Re, që përfshin edhe rrethrrotullimin e “Shqiponjës. Burime nga Autoriteti Rrugor bëjnë të ditur se janë hapur zarfat me ofertat ekonomike nga tetë subjektet në garë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave pranë këtij institucioni dhe ka rezultuar se shifra e ofruar ka qenë midis 14 dhe 18 milionë eurove.
Kanë qenë kompani shumë të njohura në fushën e ndërtimit që kanë paraqitur ofertat e tyre, si Salillari, Vëllezërit Hysa, 2T, Gjoka, Curri dhe Gener 2. Sipas të njejtave burime, kompania Alb Building ka paraqitur si ofertë shifrën më të ulët me 14 milionë euro.
Kjo kompani, me administrator dhe ortakë Odise Bresha dhe Pëllumb Beta, ka kryer më parë eddhe disa punime me investim publik, si mbrojtje dhe sistemim i zonës së poshtme të Digës së Komanit në HEC Koman; rruga Vorë-Fushë Kruje; rruga Qukës - Qafë Plloçë dhe itinerare këmbësorësh me pistë vrapimi dhe biçikletash në Parkun e Liqenit Artificial Tiranë (në konsorcium).
Pas shqyrtimit të ofertave, Komisioni pritet në ditët në vazhdimt ë shpallë firmën fituese.
Për rrethrrotullimin e Shqiponjës me projekt të ndryshuar, tashmë me nënkalim, është zhvilluar edhe më parë tender, por rezultoi se ai ishte fituar nga një kompani fantazmë, e cila kishte mashtruar me dokumentat amerikane. DH Albania kishte fituar me ofertën 20 milionë euro, sa ç’ishte edhe fondi limit i parashikuar për atë lot të Unazës së Re. Projekti i parë ishte parashikuar me mbikalim, por projekti aktual e kalon një pjesë të rrugës nën tokë.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 13:30
Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?
-
Pak
63.2%
-
Mjaftueshëm
29.3%
-
S'kam mendim
7.4%
Vota total: 1115
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trafiku i çmendur në rrugën nga aeroporti, dhe një dyshim.....
6 Janar, 19:27
-
Unaza e Madhe nuk zhbllokon trafikun, duhen 90 minuta nga Rinasi në Tiranë! Policia e semaforët inekzistentë (FOTOT)
6 Janar, 17:50
-
Fatos Çoçoli: Unaza e Madhe, Tirana, Shqipëria dhe rajoni! Si Unaza na jep 100 milionë euro fitim çdo vit
6 Janar, 15:14
-
Vëzhgimi/ Rrugëtim në 28 kilometrat që rrethojnë kryeqytetin, ende punime në hyrje-dalje te Unaza e Madhe e Tiranës! Dorëzohet në mars
5 Janar, 14:57
-
Hapet Unaza e Madhe e Tiranës, 28.7 km e gjatë! Kalojnë automjetet e para! Shpejtësia e lejuar deri në 90 km/h (VIDEO)
30 Dhjetor 2024, 18:30
-
Nesër hapet Unaza e Madhe e Tiranës, 28,7 km e gjatë, shpejtësi deri në 90 km/h
29 Dhjetor 2024, 23:01
-
Tiranë/ Projekti i Unazës së Madhe, shembet me shpërthim të kontrolluar Ura e vjetër e Babrroit (VIDEO)
13 Dhjetor 2024, 14:48
-
Kopshti i ri në Njësinë 10, Veliaj: Do buxhetojmë sërish për çerdhe dhe kopshte të reja! Revolucion edhe për ushqimin falas të nxënësve nëpër shkolla
25 Nëntor 2024, 15:40
-
Më 31 dhjetor hapet plotësisht Unaza e Madhe! Bypass i Tiranës 'peng' i negociatave me BE
6 Nëntor 2024, 15:21
-
Pamjet me dron/ Shikoni punimet e Unazës së madhe në Tiranë
2 Nëntor 2024, 15:37
-
Unaza e Madhe e Tiranës do përfundojë brenda 2024-ës, në lotin e 6- të shpejtësia deri 140 km/orë
14 Tetor 2024, 17:53
-
Vijojnë punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe, projekti gati deri në fund të vitit
30 Shtator 2024, 11:37
U ngopëm me makete 3D
Përgjigju