Rrëfimi i fituesit të promocionit “Milioner për një vit” nga Lotaria Kombëtare. Ai do të marrë një milionë lekë të vjetra në muaj, për 12 muaj resht
 
Seit Paci nga Kamza ka sfiduar të gjitha lojtarët e tjerë të Loto “6 nga 39” duke u bërë fituesi i promocionit “Milioner  për një vit” nga Lotaria Kombëtare. Promocioni fantastik nisi gjatë muajit Gusht dhe u kurorëzua me fituesin e madh. Të gjithë lojtarët e Loto grumbulluan parashikimet e tyre të muajit Gusht dhe i dorëzuan në zyrat e Lotarisë Kombëtare. Në fund të përllogaritjes rezultoi se lojtari me numrin më të madh të parashikimeve ishte zoti Seit Paci. Përmes një interviste, z. Paci na rrëfen emocionet që e kanë shoqëruar përgjatë muajit Gusht që nga nisja e promocionit e deri në momentin e shumëpritur, momentin kur i’u komunikua se ishte ai fituesi fatlum i promocionit “Milioner për një vit”.  Ai tregon se pritja ka qenë e ëmbël pasi në shorte të ndryshme ai ka fituar çmime të tjera të vogla.
 
Ndërkohë Lotaria Kombëtare ka njoftuar se promocioni “ Milioner për një vit” si dhe çmimet promocionale prej 200,000 Lekë me telefonata në studio, do të vijojnë edhe gjatë muajit Shtator. Ky njoftim është bërë gjatë shortit të Loto të datës 4 Shtator.
 
Zoti Paci, ju jeni një ndër lojtarët e shumtë që i ka buzëqeshur fati me Loto “6 nga 39” pasi ju jeni fituesi fatlum i promocionit të muajit gusht “Milioner për një vit”. Na flisni pak për këtë moment.  
Së pari, unë dua të them se jam lojtar i rregullt i Loto dhe i Lotarisë Kombëtare dhe gjithmonë ndjek me vëmendje njoftimet për lojrat e promocionet e reja që nxjerr Lotaria. Të them të drejtën mezi i pres ato sepse kam fituar shpesh herë çmime të ndryshme,  edhe të mëdha.  Kësaj here sapo dëgjova njoftimin nga Lotaria Kombëtare, u thashë të gjithëve në familje se do t’i vë qëllim vetes dhe të jem unë “Milioneri për një vit”. E dija që gara do ishte e fortë, kështu nisa të plotësoja sa më shumë parashikime Loto që në shortin e parë që filloi promocioni. Më e bukura është që unë gjatë shorteve të ndryshme, fitova disa herë edhe çmime më të vogla në kategoritë e ndryshme të Loto. Një herë fitova 200 mijë lekë të vjetra ndërsa kësaj here sfidova lojtarët e tjerë, sepse jam unë milioneri për një vit i muajit gusht. I’a dola! (Qesh) Kam zbuluar fatin me Lotarinë Kombëtare....
 
Kur nisët t'i ruanit biletat?
Nisa t’i ruaja siç lajmërohej në njoftim, i vendosa në një vend të sigurt dhe nisa ta shtoja “koleksionin” përditë. E kisha parandjenjë që do fitoja, u bëmë të gjithë bashkë në familje, ndërsa shtonim parashikimet mezi prisnim të vinte dita e dorëzimit të biletave.
 
Dhe dita erdhi dhe ja ku jemi sot..
Po, sipas afatit të caktuar nga Lotaria Kombëtare erdha të dorëzoja parashikimet. Rrugës nisa të kisha emocione, mendoja po sikur të dorëzojnë lojtarë të tjerë parashikime më shumë se mua. Kështu që, ndërsa kisha ndjenjën e fitores mu shtua pak dhe ndjenja e ankthit të them të drejtën. Kur erdha tek selia e Lotarisë Kombëtare më pritën shumë mirë, aty ndiqet një procedurë shumë strikte dhe transparente, e vlerësoj shumë këtë. U bënë verifikimet e duhura. Më pas m’u komunikua lajmi i madh: “Milioneri për një vit” jam unë! Edhe sytë më qeshnin. Jam 55 vjeç dhe një emocion të tillë e kam përjetuar shumë rrallë. Dua të falenderoj Lotarinë Kombëtare që më shpërbleu me këtë çmim fantastik.
 
E shoh që dhe tani jeni sërish i emocionuar. Të marrësh nga një milion muaj për muaj për një vit rresht nuk janë pak.  Kujt i’a komunikuat lajmin të parit?
Sigurisht bashkëshortes sime! E telefonova  menjëherë, ajo u lumturua e filloi të qeshte. Nuk kishte moment më të bukur. E vërteta është se unë, por dhe familja ime besojmë shumë tek Lotaria Kombëtare. Kemi fituar shpesh here dhe gjithmonë jemi argëtuar. Ajo që dua t’u them të gjithë atyre që më lexojnë apo më ndjekin është se të gjithë ne kemi fat, mjafton ta kërkojmë atë. Nëse nuk luani, ju nuk e dini se sa fat keni. Ky është mesazhi im për të gjithë qytetarët. Ndërkohë dua t’iu them që parandjenja ime se do të fitoj sërish është e fortë (Qesh). I uroj të gjithëve të fitojnë kështu si unë. Falenderoj edhe njëherë me zemër Lotarinë Kombëtare për shpërblimin që i bëri familjes sime!          

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)