Sejko: Çmimet u rritën për shkak të luftës, do mbeten të larta gjatë 2022! Të ndërhyhet përkohësisht në politikat fiskale, por pa rritur borxhin publik

Lufta në Ukrainë dhe sanksionet e vendosura Rusisë kanë ndikuar në rritjen e çmimeve tha guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko. Sekjo tha se kjo rritje e çmimeve do të vijojë për të gjithë vitin 2022, ndërsa shtoi se autoritetet duhet të jetë përmes një ndërhyrje të përkohshme në politikat fiskale por duke mos u kthyer në rritje të borxhit publik.

Sejko tha se Shqipëria dhe rajoni po përballen me një rritje të çmimeve pasi si ekonomi të vogla dhe të hapura nuk mund të shpëtonin nga ky efekt që po përhapet në të gjithë botën.

“Ekonomia botërore po lë pas ditët më të këqija dhe pasojat e  pandemisë. Me lejoni të them që është shfaqur një sfidë e re. Sulmi i Rusisë dhe Ukrainës dhe sanksionet e vendosura kanë sjellë një rritje të shpejtë të çmimeve të naftës dhe produkteve të tjera. Këto çmime do vazhdojnë të mbeten të larta të paktën edhe gjatë pjesës së mbetur të vitit 2022. Shqipëria dhe rajoni po përballen me një rritje të çmimeve. Si ekonomi të vogla dhe të hapura ne nuk mundemi të shpëtojë nga këto ndikime. Bazuar në informacionin aktual inflacioni pritet të qëndrojë mbi objektiv në pjesën më të madhe të dy viteve të ardhshme. Në aspektin pozitiv edhe në prani të kësaj goditje projeksionet tona tregojnë se vëllimi i aktivitetit ekonomik do tregojë rritje gjatë vitit 2022. Ky parashikon faktorizimin e mospërshkallëzimit të konfliktit dhe momentin pozitiv me të cilat ekonomia shqiptare hyri në vitin 2022. Fokusi i autoriteteve  duhet të jetë i dyfishtë. Ky objektiv duhet të përmbushet përmes një ndërhyrje të përkohshme të politikave fiskale që duhet të synojë të mos përkthehet në rritje të borxhit publik. Autoritetet publike duhet të ribalacojnë objektivin e rimëkëmbjes ekonomike me stabilitetin ekonomik në vendin tonë. Rritja gjatë muajve të kaluar sinjalizon vullnetin e Bankës së Shqipërisë për të ruajtur stabilitetin e çmimeve në vend. Operatorët e sektorit privat duhet të marrin masa. Biznesi duhet të rrisë vëmendjen ndaj kostove operacionale. Në prani të një ambienti të qëndrueshëm ekonomikë dhe financiarë perspektivat mbeten solide”, tha Sejko.

Guvernatori nënvizoi rrezikun që goditja fillestare e ofertës të transmetohet në kosto dhe të përkthehet në pritje për inflacion të lartë në të ardhmen, dikton nevojën e përshtatjes së qëndrimit të politikave ekonomike. Për këtë arsye, sipas tij, autoritetet publike duhet të ribalancojnë objektivin e mbështetjes së rimëkëmbjes ekonomike me rrezikun e dëmtimit të stabilitetit monetar dhe financiar të vendit.

“Në vizionin tonë, ekuilibri ekonomik dhe financiar është një parakusht i domosdoshëm për rritje të qëndrueshme. Në këtë kontekst, rritja gjatë muajit të kaluar e normës bazë të interesit sinjalizon vullnetin e Bankës së Shqipërisë për të ruajtur stabilitetin e çmimeve në vend. Rikalibrimi i qëndrimit të politikës monetare synon të minimizojë pasojat që goditja e çmimeve do të ketë mbi koston e jetesës, mbi kursin e këmbimit dhe mbi shëndetin e sektorit bankar në afatin e mesëm dhe të gjatë.Në të njëjtën kohë, është e rëndësishme të theksohet se, edhe pas kësaj lëvizjeje, qëndrimi i politikës sonë monetare vijon të mbetet stimulues për rritjen e konsumit dhe të investimeve në vend. Paralelisht me autoritetet publike, edhe operatorët e sektorit privat duhet të marrin masa për minimizimin e pasojave të goditjes. Biznesi shqiptar duhet të rrisë vëmendjen ndaj kostove operacionale në përgjithësi dhe eficiencës energjetike në veçanti,” tha Sejko.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht

Kosovë/ Ministri i Financave akuzon Prokurorinë Speciale se po lufton Kurtin e motivuar politikisht