Sejko dhe FMN: Ekonomia varet nga shpejtësia e vaksinimit, pritet rimëkëmbje në 2021-2022! Turizmi pritet të japë kontributin më të madh

Në vitet 2021 dhe 2022 Shqipëria pret një rimëkëmbje ekonomike pas tronditjes nga pandemia e COVID.

Ky është qëndrimi i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko dhe misionit të FMN-së gjatë një bisedë që patën online. Gjatë bisedës u nënvizua fakti se ritmi i rimëkëmbjes ekonomike do të varet nga shpejtësia e vaksinimit.  

Sejko tha se sektori bankar në vend është i mirëkapitalizuar, solid dhe me tregues të mirë të likuiditetit e të shëndetit financiar. Ai nënvizoi se ky sektor ka ndihmuar në zbutjen e pasojave të goditjes së pandemisë, duke marrë përsipër një pjesë të barrës financiare të goditjes, si dhe duke ruajtur në të njëjtën kohë të gjithë treguesit në parametra të shëndetshëm.

Nga ana e tyre përfaqësuesit e FMN vlerësuan se qëndrimi i politikës monetare ka qenë dhe mbetet i përshtatshëm, duke ofruar stimujt e nevojshëm për nxitjen e rritjes ekonomike.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar