Sejko me ambasadorin Cutillo:
Synojmë uljen e kredive të këqija

Sejko me ambasadorin Cutillo:<br />Synojmë uljen e kredive të këqija
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka deklaruar se synim i institucionit që drejton është ulja e nivelit të kredive me probleme. Kjo është bërë e ditur pas takimit që ai ka pasur me ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Alberto Curtillo ku Sejko ka theksuar se, sistemi bankar shqiptar është likuid dhe i mirëkapitalizuar.

Ai e njohu Ambasadorin Cutillo me planin e veprimit ndërinstitucional dhe masat e marra nga Banka e Shqipërisë për uljen e kredive me probleme. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë vlerësoi rëndësinë e përshpejtimit të procesit të ekzekutimit të kolateraleve, çka sipas tij, do të ndikonte pozitivisht në nxitjen e iniciativave për kreditimin e ekonomisë.

Sejko u ndal dhe në zhvillimet më të fundit në Eurozonë dhe në rajon, dhe analizoi ndikimet që ato kanë në ekonominë shqiptare. Në këtë drejtim, Guvernatori Sejko garantoi se pavarësisht këtyre zhvillimeve, Banka e Shqipërisë është e gatshme të japë të gjithë kontributin e nevojshëm për të mbështetur një rritje ekonomike të qëndrueshme. Në këtë kuadër ai theksoi si mjaft të rëndësishëm vazhdimin e reformave strukturore, të cilat do të ndikonin në forcimin e qëndrueshmërisë ekonomike dhe financiare të vendit.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë shprehu mirënjohjen e tij ndaj Bankës së Italisë për ndihmën dhe asistencën teknike të dhënë në fusha të ndryshme të bankingut qendror.

Ambasadori i Republikës së Italisë në Tiranë, Alberto Cutillo, falënderoi Guvernatorin Sejko për këtë takim dhe shprehu vlerësimet e tij për kontributin e rëndësishëm që Banka e Shqipërisë jep në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik të vendit.

Ambasadori Cutillo, u shpreh se të dhënat më të fundit tregojnë se ekonomia e Italisë ka filluar të paraqesë shenja përmirësimi. Duke u ndalur më në veçanti në sektorin bankar, ai vuri në dukje se niveli i lartë i kredive me probleme, është një problematikë e cila po haset edhe në Itali, dhe në këtë kuadër ai përgëzoi punën e bërë nga Banka e Shqipërisë për uljen e nivelit të kredive me probleme.

Në përfundim të këtij takimi, të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtën mendim për rritjen e mëtejshme të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve tona.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 


 

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet parlamentare 2025, sipas jush si duhet të votojë diaspora?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Fier, rrëzohet porta prej hekuri e banesës, zë poshtë 56 vjeçaren

E rëndë në Fier, rrëzohet porta prej hekuri e banesës, zë poshtë 56 vjeçaren