Guvernatori i Bankës së Shqipërisë ka takuar Zëvendëspresidentin e Bankës Botërore, Cyril Muller me të cilin ka diskutuar situatën financiare në vend, ku ka theksuar se, Shqipëria ka kaluar një vit të vështirë financiar, por Banka e Shqipërisë ka përballuar një krizë të vështirë si ajo greke.
Në këtë takim me të cilin merrnin pjesë dhe Patrizio Pagano, Drejtor Ekzekutiv për Shqipërinë në BB, Ellen Goldstein, Drejtore Vendore dhe Koordinatore Rajonale për Evropën Juglindore dhe Tahseen Sayed, Përfaqësuese Rezidente e BB-së në Shqipëri, Guvernatori e njohu Muller me zhvillimet më të fundit ekonomike dhe financiare në vend, ku u ndal në trajtimin e sfidave kryesore me të cilat përballet ekonomia shqiptare, kuadrin e politikave makroekonomike dhe reformave strukturore të nevojshme për të nxitur rritjen ekonomike, për të përmirësuar klimën e biznesit dhe për të thithur sa më shumë investime të huaja në Shqipëri.
Për sa i përket sistemit bankar, ai theksoi se sot ky sistem shfaqet me tregues mjaft të mirë financiarë, duke lënë pas edhe një vit të vështirë që tregoi aftësinë e tij për të përballuar situata të stresuara financiare, siç ishte rasti i krizës greke. Dëshmi e suksesit të këtij sistemi është edhe besimi që tregojnë investitorët e huaj me interesin e tyre për t’u bërë pjesë e tij. Në këtë drejtim, prioritetet e punës së Bankës së Shqipërisë janë orientuar më së shumti drejt identifikimit të masave për nxitjen e kreditimit, reduktimit të kredive me probleme dhe forcimin e stabilitetit financiar.
Sejko ka vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera të bashkëpunimit me Bankën Botërore, të cilat kanë ndihmuar Bankën e Shqipërisë në zbatimin e projekteve të lidhura me konsolidimin, modernizimin dhe qëndrueshmërinë e sistemit financiar në Shqipëri.
Pjesë e diskutimeve ishte dhe zhvillimi i institucioneve financiare jobankare, të cilat po rrisin gradualisht peshën e tyre në sistemin financiar shqiptar. Duke vlerësuar rolin e këtyre institucioneve në diversifikimin dhe zhvillimin e tregut financiar në Shqipëri, Banka e Shqipërisë ka pasur në fokus të punës së saj forcimin e vazhdueshëm të kapaciteteve të tyre në drejtim të qeverisjes dhe kontrollit të brendshëm.
Muller vlerësoi Bankën e Shqipërisë për politikat e ndërmarra prej saj, të cilat kanë kontribuar në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik të vendit dhe konsolidimin e vazhdueshëm të sistemit financiar në Shqipëri.
Ai shprehu angazhimin për të vazhduar bashkëpunimin me Bankën e Shqipërisë, nëpërmjet asistencës teknike për zhvillimin e mëtejshëm institucional të saj si autoriteti rregullator dhe mbikëqyrës i sistemit bankar shqiptar.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com