Sejko në mbledhjet vjetore të FMN e BB: Ekonomia është përmirësuar, rritja e çmimeve do jetë kalimtare por rrezikon rimëkëmbjen

Sejko në mbledhjet vjetore të FMN e BB: Ekonomia është përmirësuar, rritja e çmimeve do jetë kalimtare por rrezikon rimëkëmbjen

Ekonomia, pandemia dhe kriza e çmimeve ishin në fokus të mbledhjeve vjetore të FMN-së dhe të BB-së, ku mori pjesë edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko.

Gjatë mbledhjeve FMN ka thënë se ekonomia globale do të gjallërohet, por do ketë dallime të mëdha mes rimëkëmbjes së shteteve, për shkak të diferencave të forta në sigurimin e vaksinave. Por edhe variantet e reja janë problem për ri-ngritjen e shteteve.

“Shfaqja e varianteve të reja të virusit ka çuar në rritje të pasigurisë, e për pasojë rreziqet ndaj rigjallërimit janë zhvendosur në kahun e poshtëm. Ne do të vijojmë të kemi parësore shpenzimet për shëndetin dhe mbrojtjen e grupeve më të rrezikuara, dhe do të zhvendosim fokusin - kur të jetë e përshtatshme - nga përgjigjja ndaj krizës, në nxitjen e rritjes ekonomike dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë afatgjatë fiskale, duke përfshirë, aty ku është e mundur të zbatohet, forcimin e kuadrove fiskalë në periudhën afatmesme”, ka thënë FMN.

Gjatë këtyre takimeve, Guvernatori Sejko ka bërë një prezantim të detajuar të situatës ekonomike dhe financiare shqiptare, ku theksoi se ka nisur rimëkëmbja ekonomike graduale që do të përshpejtohet gjatë pjesës së mbetur të vitit 2021 si dhe gjatë vitit 2022.

Sa i takon rritjes së çmimeve Sejko është shprehur se momentalisht janë nën kontroll dhe nuk ka ndryshuar qëndrim se ky shtrenjtim do të jetë kalimtar, por e ka cilësuar rrezik për rimëkëmbjen ekonomike.

Guvernatori ka theksuar gjithashtu se politika monetare do të vijojë të jetë stimuluese, deri në zbehje të pasigurive që mbizotërojnë si pasojë e pandemisë, dhe është shprehur i bindur për kthimin e inflacionit në objektiv prej 3% në vitin e ardhshëm.

Pa përmendur Sejko nuk ka lënë as situatën pozitive në shlyerjen e kredive, ku huatë me probleme janë në nivelin e 6.9% nga mbi 8% që ishin në nisje të këtij viti.

“Depozitat dhe kreditë u rritën, cilësia e kredisë u përmirësua ndjeshëm, si dhe raporti i kredive me probleme arriti nivelin më të ulët të 15 viteve të fundit, 6.9% në muajin gusht 2021. Në tërësi, ekspozimi i sektorit bankar ndaj rreziqeve paraqitet i kontrolluar”, ka thënë guvernatori.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit