Sejko: Punësimi nën potencial
por priten rritje të investimeve

Sejko: Punësimi nën potencial<br />por priten rritje të investimeve
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko mbajti këtë të mërkurë, të parën konferencë shtypi për vitin 2016, në të cilën bëri një përmbledhje të situatës ekonomike në vend.

“Gjatë gjysmës së dytë të vitit 2015 nuk kishim atë rritje ekonomike që prisnim, por rritja do të vijojë të ecë drejt përmirësimit”, tha Sejko duke shtuar se në 2016 parashikohet rritje ekonomike dhe inflacioni do të jetë në nivelin 2%.

“Kjo rritje do të mundësojë kthimin e ekonomisë në ekuilibër dhe të inflacionit në objektiv, brenda një horizonti kohor afatmesëm.”-u shpreh ai.

sejko

Sipas Sejkos, dy do të jenë arsyet që do sjellin rritjen ekonomike këtë vit: Përmirësimi i kushteve të financimit dhe gjallërimi i kreditimit. Sejko po ashtu tha se norma bazë e interesit, prej 1.75% do të mbetet e pandryshuar.

Sipas guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, ndonëse punësimi mbetet poshtë nivelit potencial, gjatë këtij viti priten rritje të investimeve.

Fjala e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Gent Sejko

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE