Sejko raporton tek Komisioni i Dezinformimit: Dy vitet e fundit u rritën sulmet kibernetike! Rishikojmë rregulloren e mbikqyrjes së bankave! U asistuam nga Departamenti Amerikan i Thesarit

Tirane- Bankat po bëhen gjithnjë e më të varura nga shërbimet dhe sistemet dixhitale ndërsa përballen me rritje të numrit të kërcënimeve kibernetike. Keqinformimi dhe dezinformimi vlerësohen si rreziqet më të rënda globale për dy vitet e ardhshme. Ata mund të dëmtojë rëndë stabilitetin financiar të një vendi duke keqinformuar qytetarët dhe bizneset lidhur me sigurinë e qëndrueshmërinë e bankave prandaj është e nevojshme marrja e masave.

Kreu i bankës së Shqipërisë, Gent Sejko i thirrur në seancën dëgjimore në Komisionin e Posaçëm “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”  pranoi se dy vitet e fundit sulmet kibernetike janë rritur.

"Dy vitet e fundit sulmet kibernetike drejt sistemit bankar është shtuar. Në një rast ka qenë një sulm i fortë kibernetik ndaj një banke që nuk ka cënuar llogaritë bankare si pasojë e masave të marra por informacionin, të dhënat. Por falë koordinimit të punës të gjithë institucioneve përfshi këtu BSH-në është izoluar dhe nuk ka krijuar probleme" tha Sejko

Sejko tha se BSh nuk mund të identifikojë origjinën e sulmit, pra nëse kemi të bëjmë me sulme që vijnë nga shtete armiqësore. Një zbulim i tillë mund të bëhet vetëm përmes koordinimit të agjencive ligjzbatuese.

"Kemi sulme që kanë të bëjnë me të dhënat. Synojnë të marrin të dhënat, dhe ata që snojnë hakerimin e llogarive bankare. Nuk mund të përcaktohet kollaj burimi. Nga informacionet që kam nuk kemi të dhëna, pasi mund të jetë sulm nga një shtet i caktuar armiqësor që ndërmerret nga një shtet tjetër. Është shumë i vështirë identifikimi se kush është pas sulmit. Në një rast konkret që u sulmuam u identifikua dhe u tha se ishte nga shteti i Iranit dhe u vërtetua se ishte i tillë por ky është informacion i marrë nga agjencitë ligjzbatuese por është e vështirë të identifikohet nga Banka qëndrore se kush është burimi. Ajo që bëhet është identifikohet dhe merren masa. Duhet koordinim mes agjencive ligjzbatuese e partnerët ndërkombëtarë për të zbuluar burimin. Pa këta është shumë e vëeshtirë të gjendet burimi. Sulme ka pasur vazhdimisht në vitet e fundit"

Në fjalën e tij vuri theksin tek investimi në sistemet infrastrukturore për të pasur një mbrojtje sa më të lartë. Në këtë kuadër, Banka e Shqipërisë është në proces përditësimi të kuadrit rregullator për mbrojtjen e rrezikut të teknologjisë së informacionit dhe rrezikut kibernetik

“Në bashkëpunim me zyrën e asistencës teknike të Departamentit Amerikan të Thesarit po kryhet rishikimi dhe përshtatja e rregullores së BE-së, DORA, për një përqasje sa më të plotë të rregullores së mbikqyrjes së rrezikut të teknologjisë dhe informacionit dhe kibernetik. Kjo rregullore pritet të miratohet nga Këshilli Mbikqyrës I BSH-së muajin që vjen” tha Sejko.

Aktualisht në tregun shqiptar financiar operojnë 11 banka të nivelit të dytë, 5 prej të cilave me kapital shtetëror, 5 me origjinë nga vendet e BE-së dhe një bankë me origjinë kapitale nga Turqia.

Të pyetur nga kryetari i Komisionit, Erion Braçe, për investime me origjinë nga vende jo mike në sistemi bankar dhe jo bankar, si Sejko ashtu edhe drejtoresha e AMF-së, Mimoza Kaçi, mohojnë të kenë indicie për investime të dyshimta.

Braçe:Vijnë nga vende të BE, por që origjinën ne kapitaleve e kanë atje matanë. Këtë shqetësim e kanë të gjitha vendet që janë në kufi me Rusinë

Sejko: Nuk na rezulton të kemi investime të huaja nga vende armiqsore. Nëse penetrojnë nga vende të tjera këtu, këtë nuk mund ta identifikojmë ne.

Mimoza Kaçi: Aktualisht nuk paraqitet ndonjë dyshim apo shqetësim mbi rolin e aksionerëve të huaj në tregun e mbikqyrjes së AMF-së.

Edhe pse tashmë prej 4 vitesh në Shqipëri ekziston një ligj për kriptovalutat apo monedhën dixhitale, tregu ende nuk rezulton të jetë i formalizuar, duke rrezikuar të jetë nën ndikimin e aktorëve keqdashës.

Sejko: Nuk kemi pasur kërkesa si BSH për kriptovalutën. Sigurisht që tregu financiar ka nevojë për modernizim dhe dixhitalizim. Kriptovalutat janë një nivel më i lartë se tregu shqiptar.

Braçe: Jeni në dijeni që kriptovalutat këmbehen brenda territorit të republikës së Shqipërisë? Dhe nuk këmbehen nën dorë, por publikisht.

Kaçi: Autoriteti është përgjegjës për veprimtarinë  e kryer nga subjekte të licensuara. Në rastet kur kemi pasur informacione kemi informuar në mënyrë shkresore organet përgjegjëse.  Përgjatë 3 viteve të fundit kemi referuar 10 raste për ushtrim të veprimtarive të palicencuara. Ky rregullator është i përmbushur në tërësi, por pranë autoritetit nuk ka pasur kërkesa për licencime.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare po punon për të përgatitur një projektligj që rregullon veprimtarinë në tregun e kriptoaseteve për ta harmonizuar me direktivat dhe rregulloren e BE-së.

Opozita nuk eshte e pranishme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:08
Sejko: Për herë të parë investitorët e huaj po blejnë borxhin e Shqipërisë! Kjo ndikoi dhe në mbiçmimin e mëtejshëm të lekut

 

Kreu i bankës së Shqipërisë vë në dukje se për herë të parë po rritet interesi i investorëve të huaj për të investuar në borxhin  e Republikës së Shqipërisë

Erjon Brace: Shqipëria ka dalë në treg të lirë sa i takon borxhit, kryesisht në Eurobond! A keni informacion për individë, kompani grupe që janë në treg të lirë dhe vijnë nga vende jo mike që bëhen pjesë e transaksionit të borxhit të Shqipërisë?

Për momentin nuk kemi informacion. Jemi në analizë për të parë investitorët e huaj që ndërhyjnë në borxhin e Shqipërisë. Përtej pyetjes tuaj lajm I mirë është se ka interes nga investitorët e huaj për të investuar në borxhin  e Republikës së Shqipërisë, pra në bonot e thesarit. Kjo është hera e parë që shohim interes nga investitorët e huaj për të investuar në këtë borxh, bono thesari. Këto investitorë janë nga banka të nivelit të dytë me vende origjine nga vendet e BE-së. Bankat e nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri nga mëmat e tyre kanë kërkesa për të investuar në bono thesari. Pra me euro ata investojnë në lek. Kjo është një nga faktorët që ka ndikuar në mbiçmimin e mëtejshëm të lekut, mes faktorëve të tjerë.

Kryetari i komisionit, Erjon Braçe vuri theksin tek nevoja e ndërtimit me ligj një sistem kontrolli me qëllim që ekonomia e hapur të mos infektohet nga kapitale që e kanë origjinën e tyre nga vende jo mike. Sistemi bankar e financiar i këtij vendi duhet të jetë në alert të vazhdueshëm edhe për këtë.

Ora 09:42
Sulmet kibernetike/ Sejko: Ka patur në mënyrë vazhdimisht, por sistemi bankar nuk është goditur

Komisioni Posaçëm “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit”  po mban seancë dëgjimore me kreun e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Por a ka patur ndërhyrje 

Etilda Gjonaj:  A ka patur ndërhyrje dashakeqe në sistemin bankar?

Gent Sejko: Ka pasur sulme kibernetike në mënyrë të vazhdueshme. Kemi dy kategori ndërhyrjesh, ndërhyrjet me sulme ndaj sistemeve të teknologjisë dhe informacionit që kanë bankat e nivelit të dytë dhe Banka e Shqipërisë, i gjithë sistemi financiar. 

Ndërhyrja e dytë është përmes keqinformimit që synon të krijojë panik dhe të keqinformojë klientët e bankave të nivelit të dytë dhe qytetarët lidhur me gjendjen financiare.

Të dyja këto janë njëlloj të rrezikshme. Sistemi bankar, pavarësisht këtyre ndërhyrjeve ka rezultuar i qëndrueshëm dhe nuk është goditur. Me përjashtim të një rasti që është menaxhuar, pork jo nuk do të thotë që ne duhet të jemi të sigurt. Për këtë arsye ne kemi marrë masa dhe po punojmë me bankat e nivelit të dytë.

Sejko tha se dy vitet e fundit sulmet kibernetike drejt sistemit bankar është shtuar.

"Në një rast ka qenë një sulm i fortë kibernetik ndaj një banke që nuk ka cënuar llogaritë bankare si pasojë e masave të marra por informacionin, të dhënat. Por falë koordinimit të punës të gjithë institucioneve përfshi këtu BSH-në është izoluar dhe nuk ka krijuar probleme"

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?