Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko është takuar me Presidentin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Suma Chakrabarti.
Guvernatori Sejko theksoi se rritja ekonomike e vendit është në një trajektore pozitive zhvillimi.
"Rritja ekonomike pritet të vijë në përmirësim dhe balancat kryesore ekonomike do të forcohen gjatë viteve të ardhshme", deklaroi Sekjo.
Sejko theksoi se sot sistemi shfaqet me tregues mjaft të mirë financiarë. Ai nënvizoi se trajtimi i çështjes së kredive me probleme ka qenë një ndër angazhimet kryesore të Bankës së Shqipërisë, e shoqëruar me një plan veprimi të mirëmenduar për reduktimin e tyre, ku përfshihen një sërë përmirësimesh ligjore, fiskale dhe rregullatore.
Presidenti i BERZH-it vlerësoi Bankën e Shqipërisë për ruajtjen e stabilitetit financiar të vendit dhe u zotua se institucioni që ai drejton do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë, përmes financimit të projekteve të mëdha kombëtare.
Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com