Sekretari amerikan i Shtetit: Deri në fund të mandatit do ‘luftoj’ për t’i dhënë fund luftërave në Lindjen e Mesme

Sekretari amerikan i Shtetit: Deri në fund të mandatit do ‘luftoj’ për t’i dhënë fund luftërave në Lindjen e Mesme

Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, planifikon të punojë deri në fund të mandatit për t’i dhënë fund luftërave në Gazë dhe Liban.

Administrata e re amerikane do të udhëhiqet nga republikani Donald Trump, i cili fitoi zgjedhjet presidenciale amerikane të 5 nëntorit.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë në përfundimin e luftës në Gazë, përfundimin e luftës në Liban, rritjen e ndihmës humanitare [në Gazë]. Kjo është detyra jonë, që të ndjekim këto politika deri më 20 janar, kur presidenti i zgjedhur merr detyrën”, tha për gazetarët zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller.

Blinken, i cili ka realizuar 11 udhëtime në Lindjen e Mesme që kur Hamasi - grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian - tetorin e vitit të kaluar sulmoi Izraelin, duke nxitur luftën në Gazë. Kryediplomati amerikan për muaj të tërë ka punuar për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi në Gazë, që përfshin edhe lirimin e pengjeve që u morën nga Hamasi.

Izraeli po ashtu po lufton në Liban kundër Hezbollahut, grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit. Hezbollahu është shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja, ndërkaq BE-ja ka në listë të zezë krahun politik të grupit, por jo edhe partinë politike. Partia e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin libanez.

Trump ka sugjeruar që do t’i japë më shumë liri Izraelit, teksa po vazhdon lufta n Gazë, dhe ka kritikuar qëndrimin e presidentit amerikan, Joe Biden, i cili është përballur me kritika edhe nga demokratët për mosfrenimin e mëtejmë të aleatit të SHBA-së.

Miller tha se Blinken ka emëruar Steve Mull, ish-diplomat karriere, për të menaxhuar tranzicionin me ekipin e Trumpit.

Presidenti amerikan, Joe Biden, më 7 nëntor në paraqitjen e parë që kur Trump fitoi zgjedhjet, garantoi se do të ketë një transferim paqësor të pushtetit, në kontrast me Trumpin, i cili refuzoi të njihte fitoren e Bidenit në zgjedhjet e vitit 2020.

Më 20 janar 2025, Trump do të inaugurohet si presidenti i 47-të i SHBA-së./REL

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë