Sekretari i Internacionales Socialiste: Opozita vandale! Balla: Bashën e pret humbja e tretë radhazi

Sekretari i Internacionales Socialiste: Opozita vandale! Balla: Bashën e pret humbja e tretë radhazi

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla gjatë qëndrimit në Katar mori pjesë në Asamblenë e Unionit Ndër-Parlamentar në Doha, e cila mblodhi sëbashku anëtarë nga më shumë se 170 parlamente të botës, nën moton “për Demokracinë, për këdo”. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, facebook Balla deklaron se në fokus të diskutimeve ishte bashkëpunimi ndërparlamentar, ndërsa në veçanti me deputetë të vendeve anëtare të BE si Gjermania, Italia, Rumania, Greqia u diskutua lidhur me hapat e hedhura nga Shqipëria në procesin e integrimit Europian. Gjatë punimeve të Asamblesë, Balla zhvilloi një takim edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Internacionales Socialiste Luis Ayala. Në takimin me Ballën, Ayala ka deklaroi se në asnjë prej 170 vendeve të Unionit Ndërparlamentar nuk ndodh që opozita të djegë mandatet e popullit në mënyrë aq të papërgjegjshme siç bënë PD dhe partia tjetër më e vogël (LSI) në Shqipëri.

Në asnjë prej 170 vendeve të Unionit Ndërparlamentar nuk ndodh që opozita të djegë mandatet e popullit në mënyrë aq të papërgjegjshme siç bënë PD dhe partia tjetër më e vogël (LSI) në Shqipëri. Në vend që të bënin opozitë duke kritikuar dhe sjellë alternativën e vet, opozita në Shqipëri, një vend çdo ditë e më shumë pranë BE, ka zgjedhur rrugën e akteve vandale, protestave të dhunshme dhe djegien e mandateve si veprim të paprecedentë në Europë. Opozita mund të kritikonte ashpër qeverinë në Kuvend, madje mund të organizojë edhe protesta paqësore në rrugë, por ajo ka zgjedhur largimin e pakthyeshëm nga asambleja e popullit dhe sulmet e dhunshme ndaj këtij institucioni, por siç jam informuar kanë dhunuar edhe të zgjedhurit në Parlamentin shqiptar. Kjo është jo vetëm dëshmi e qartë e një sjellje anti-institucionale, por edhe një përpjekje për të penguar progresin e arritur nga Shqipëria, sidomos në rrugën e anëtarësimit në BE. Qoftë dorëheqjet nga mandatet e popullit, qoftë dhuna e opozitës janë të motivuara nga interesi i ngushtë i drejtuesve aktualë të opozitës në Shqipëri, interes i cili nuk ka asgjë të përbashkët me interesin e Shqipërisë dhe as atyre shqiptarëve që kanë votuar opozitën”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm Ayala.

E vërteta është se opozita, e gjendur në nivelin më të ulët të mbështetjes elektorale (çka vërtetohet edhe nga sondazhet e ndryshme), është e frikësuar nga zgjedhjet e ardhshme vendore. Më i frikësuari është Basha, i cili rrezikon të përballet me humbjen e tretë rradhazi, cka do i hapte probleme serioze brenda në parti. Pikërisht prandaj opozita është e gatshme të bëj cdo gjë, duke përfshirë aktet e dhunshme, bojkotin përfundimtar të institucioneve, cënimin e imazhit të Shqipërisë, rrezikimin e hapjes së negociatave me BE, apo ngadalësimin e rritjes dhe zhvillimit ekonomik”, u shpreh Balla gjatë takimit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hinglatfi: 07/04/2019 18:32

    Bashen e presin qente e rruges

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Prej 5 qershorit të bllokuar në hapësirë, astronautët e NASA-së mesazh për Krishtlindjen

Prej 5 qershorit të bllokuar në hapësirë, astronautët e NASA-së mesazh për Krishtlindjen