Merreni seriozisht! Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres thirrje liderëve botërorë para Vitit të Ri të inevstojnë kundër varfërisë dhe jo tek armët.
"Ndërsa kthejmë faqen e një viti të trazuar, një fakt flet më shumë se fjalët: Shpenzimet ushtarake globale janë rritur në 2.7 trilionë dollarë, duke u rritur me pothuajse 10 përqind. Kjo është trembëdhjetë herë më shumë se e gjithë ndihma për zhvillim, ekuivalente me të gjithë produktin e brendshëm bruto të Afrikës.", tha Guterres në fjalimin para Vitit të ri, duke theksuar, se e gjitha kjo ndodh, ndërsa konfliktet vazhdojnë të rriten në nivele që nuk i kemi parë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Në këtë vit të ri, le të vendosim të sqarojmë prioritetet tona, kërkoi Guterres. Një botë më e sigurt fillon duke investuar më shumë në luftimin e varfërisë dhe më pak në luftëra. Paqja duhet të mbizotërojë. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres u drejton thirrje udhëheqësve kudo në botë: Merreni seriozisht. Zgjidhni njerëzit dhe planetin mbi dhimbjen. Dhe i bëj thirrje të gjithë atyre që e dëgjojnë këtë mesazh: Luani rolin tuaj. E ardhmja jonë varet nga guximi ynë kolektiv për të vepruar."
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, theksoi në mesazhin e tij për Vitin e Ri: "Këtë vit të ri, le të ngrihemi së bashku: Për drejtësi. Për njerëzimin. Për paqen.”/DW
Komente









