Roboti hapësinor Perseverance ka zbuluar gurë të çmuar në zhavorrin marsian. Këto kokrriza gurësh janë bërë nga një substancë e quajtur korund (oksid alumini), e cila njihet gjithashtu si rubin ose safir në varësi të gjurmëve të metaleve që përmban, shkruan New Scientist.

Ndërsa ai lëvizte përgjatë buzëve të kraterit Jezero, gjeti gurë të ndryshëm ku u konstatua prania e oksidit të aluminit.

Këta gurë të çmuar nuk janë parë kurrë më parë në Mars dhe ka pak gjasa që të jenë formuar aty në të njëjtën mënyrë si në Tokë.

Mjedisi që ai të krijohet është shumë specifik sepse duhet të jetë i varfër në silic dhe i pasur me alumin. Në Mars ka të ngjarë të jetë formuar kur meteoritët janë përplasur me sipërfaqen, duke ngrohur dhe kompresuar pluhurin.

Ky zbulim ndihmon në studimin e historisë së planetit dhe proceseve që kanë kontribuar në ndryshimet që ka pësuar.