Historike, NASA arrin fluturimin e parë në Mars me helikopterin Ingenuity

Historike, NASA  arrin fluturimin e parë në Mars me helikopterin Ingenuity

Është realizuar me sukses fluturimi i parë në një planet tjetër ka njoftuar Agjencia Hapësinore Amerikane, ​​NASA. Në njoftimin e NASA-s theksohet se një helikopter i vogël, i ndodhur së bashku me sondën Perseverance, ja ka dalë me sukses provës.

NASA arriti që të realizojë fluturimin e para-programuar duke përdorur një mekanizëm auto-pilot dhe një sistem navigimi. Manovra e fluturimit duhej të programohej paraprakisht, pasi duhen 15 minuta që sinjalet të mbërrijnë nga Toka në Mars.

Heliktopteri prej 1.8 kilogramësh qëndroi në vend 3 metra mbi sipërfaqe për rreth 40 sekonda, bëri një rrotullim të plotë dhe më pas zbriti butësisht në sipërfaqe. Prova u krye në një pellg të gjerë marsian të quajtur Krateri Jezero.

Imazhet e fluturimit u kapën nga rover Perseverance, i cili ishte parkuar rreth 76 metra nga zona e fluturimit.  NASA shpreson që një video e plotë e fluturimit do të mbërrijë në Tokë gjatë disa ditëve.

Më 6 prill, Perseverance Mars i NASA bëri një selfie me helikopterin Ingenuity. Roveri do të vëzhgojë fluturimet provë nga një distancë jo shumë e largët, para se të largohet për të ndjekur misionin e tij, në kërkim të shënjave të jetës antike Marsiane.

Ingenuityudhëtoi në planetin e kuq të lidhur me roverin Perseverance e cila arriti në planetin e kuq më 18 Shkurt për të filluar një mision në kërkim të shenjave të jetës në Mars. Tani për tani, qëllimi i Ingenuity është të demonstrojë punimet e teknologjisë së fluturimit, të cilat mund të hapin rrugën për eksplorim më të shpejtë të sipërfaqeve jashtëtokësore.

Ajri i hollë në Mars, me më pak se 1% e presionit atmosferik të Tokës, e bën më të vështirë ngritjen, megjithëse kjo kompensohet pjesërisht nga një tërheqje më e dobët gravitacionale. Inxhinierët e NASA-s ishin të shqetësuar veçanërisht për stuhitë e erës gjatë uljes, pasi helikopteri nuk mund të mbështetej nëse një erë e fortë e rrëzonte atë.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare