Domate turshi

Përbërësit:

  • 2 kg domate jeshile (të forta, jo të pjekura)
  • 3–4 lugë gjelle kripë të trashë
  • 2–3 speca djegës sipas shijes
  • 1 tufë majdanoz (opsional, për aromë)
  • Disa thelpinj hudhre (sipas dëshirës)

Përgatitja:

Lajmë domatet dhe i thajmë mirë me letër kuzhine që të mos kenë ujë fare jashtë. Presim bishtat dhe nëse domatet janë shumë të mëdha, i ndajmë përgjysmë. I vendosim në një enë të thellë, shtojmë kripën e trashë mbi to, shtojmë edhe specat djegës, majdanozin dhe hudhrat nëse dëshirojmë. I përziejmë lehtë me dorë që kripa të shpërndahet në të gjitha domatet. Mbyllim enën me kapak dhe e lëmë në vend të freskët për 24 orë. Pas 24 orësh, domatet do të kenë lëshuar lëngun e tyre natyral. Vendosim përbërësit në kavanozë të pastër dhe i mbulojmë me lëngun që kanë lëshuar. I mbyllim mirë dhe i lëmë për 7–10 ditë që të fermentohen.