Sekreti i i suksesit të nobelistit
Ishiguro? Një rrëfim i sinqertë

Sekreti i i suksesit të nobelistit<br />Ishiguro? Një rrëfim i sinqertë
Të shkruash mbetet gjithmonë një detyrë e vështirë. 

Nëse do të shkruash atëherë bëhu gati të përqëndrosh të gjithë vëmendjen tënde në shkronja  e letra.

Lëre veten të të rrëmbejë ëndrra, dëshira,fantazia edhe nëse fundi i historisë nuk është një ‘happy end’.

Përse kjo hyrje dedikuar artit të të shkruar?

Sepse fituesi Nobel për Letërsi, novelisti Ishiguro rrëfen sekretin e suksesit të tij dhe rolin e bashkëshortes në krijimtarinë letrare.

Shkrimtari tregon momentin kur ai zbuloi se të shkruarit ishte talenti i tij dhe plani që ndërmori  së bashku me bashkëshorten Lorna.

Ja cili ishte plani:

Ishiguro do të qëndronte jashtë shtëpisë në mënyrë që të fokusohej tek shkrimi ndërsa gruaja e tij Lorna do të kujdesej për çdo gjë tjetër.

Në një artikull për The Guardian në vitin 2014, Ishiguro shpjegon se kjo ndarje pune ishte thelbësore në procesin e tij krijues, vecanërisht në shkrimin e kryeveprës së tije “Ajo cka mbetet në fund të ditës’ me të cilën u nderua me çmimin ‘Man Booker Prize”

“Për rreth 4 javë unë do të merresha me ditarin tim dhe  e gjatë kësaj periudhe  nga ora 9 e mëngjeist deri në orën 22 e 30 nuk do të bëja asgjë veçse të shkruaja nga e Hëna në të dielë. Do të kisha pushim një orë për drekë dhe 2 për darkë. Nuk do të takoja njeri, as t’i përgjigjesha ndokujt qoftë edhe në email. Askush nuk do të vinte në shtëpi.Dhe Lorna gruaja ime edhe pse me një axhendë të ngjeshur do të mere me gjithcka në shtëpi. Në këtë mënyrë organizimi  ne shpresuam se jo vetëm do të arrija një punë cilësore por do të kisha mundësi të isha I kthjellët për të përfunduar veprat e mia. Në këtë mënyrë bota ime imagjinare do të ishte më reale se vetë realiteti’ ka rrëfyer shkrimtari.

Jo vetëm Ishiguro por edhe personazhë të tjerë që kanë kontribuar në të gjitha fushat e jetës janë mbështetur tek gratë e tyre  ndërsa ata kanë qënë të fokusuar në punimet e tyre me të cilat kanë fituar emër në të gjithë botën.

Shembulli që na tregon Ishiguro, dëshmon se mbrapa burrave të suksesshëm gjithmonë qëndron një grua e cila kujdeset për ‘copëzat e tjera’ të jetës së përditshme duke i sjellë përqëndrim të gjithë atyre që me të vërtetë kanë patur diçka për t’i dhuruar botës.
 

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari.