Seks, drogë dhe armë:
faqja errët e Internetit

Seks, drogë dhe armë: <br />faqja errët e Internetit
Kam parë një webfaqe që ju humanët as nuk mund ta imagjinoni. Kam parë Silk Road. Nuk është Rruga e re e Mëndafshit. Është tregu i zi më i madh i botës. Vendi ku të bleshë çdo lloj droge. Dhe dokumenta false. Pornografi. Në siguri të plotë. Totalisht anonim. Askush nuk e di se çfarë bën kush. Askush nuk e di se çfarë bën ti.

Nëse shkruani adresën në browser-in tuaj, Google ose një tjetër motorr kërkimi do t’ju thotë: faqja nuk ekziston. Gabim! Do të ishte më mirë të thonin: na vjen keq por nuk dimë ku ndodhet, sepse në atë zonën pafund e të errët të Internetit arrijnë vetëm më ekspertët. Ata që nuk heqin dorë, ata që kërkojnë lirinë me çdo kusht. Dhe kontrabandistët e çdo tipi.

Nën sipërfaqen e miliarda faqeve në të cilat mund të lundrojmë, ekzistojnë shumë më tepër faqe të tjera ku askush nuk e di se çfarë ndodh.

Për policitë e të gjitha vendeve janë të paarritshme: edhe sikur dikush të arrijë të futet, do t’i duket vetja sikur po merr pjesë në një ballo me maska. Kë të arrestosh dhe si? Nuk bëhet fjalë për një fenomen të vogël, përkundrazi. Që para 10 viteve thuhej se i ashtuquajturi “dark web” ishte 500 herë më i madh se sa World Wide Web që njohim ne. Që atëherë askush nuk ka guxuar më të bëjë llogarinë e një realiteti të pamundur për t’u deshifruar.

Ishte një mik që frekuenton një xhiro hakerash, që më dha mendimin: “E di që ekziston një tjetër Internet?”. Fillimisht mendova për revolucionin në Egjipt dhe në Tunizi, për revoltën e iranianëve të mbytur në gjak: edhe atëherë flitej për një “rrjet” paralel ku aktivistët flisnin pa u përgjuar nga policia.

“Jo, nuk e kam fjalën për ato. Po flas për parajsën e tregtisë së drogës. Të të gjitha drogave që ekzistojnë. Dhe të pornografisë fëmijërore, fatkeqësisht. Gjëra të forta, pamje të tmerrshme fëmijësh, më mirë të mos i shohësh. Më beso. Por nëse do t’i shikosh, të paktën hap një email fals dhe të shpjegoj si të ja bësh”.

Të krijosh një email fals është minimumi. Gjëja e vërtetë që duhet të bësh për të lundruar Internetin tjetër, është të instalosh në kompjuterin tënd TOR: një program falas që të lejon të hysh në një rrjetë paralele, e pamundur për t’u vëzhguar. Fillimisht u zhvillua, duke nisur që nga vitit 1995, si një projekt i Marinës së SHBA për të mos lejuar që bisedat qeveritare të kaptoheshin nga armiku. Me këtë mbrojtje askush nuk e di se kush po flet dhe me kë. Rrjetet e këtij lloji quhet “rrjet qepe”, onion routing, dhe në fakt logo e TOR është një qepë. Dhe shumë faqe të këtij universi paralel, në vend që të përfundojnë me prapashtesën .it ose .com, kanë .onion.

Projekti TOR nuk është aspak i fshehtë: në 2004 u financua nga Electronic Frontier Foundation, që lufton për lirinë në Internet; në 2007 nga Human Rights Watch; dhe nga Google nga vitit 2007 deri në 2011. Këtë vit, përkrah një organizate misterioze jo qeveritare amerikane që dhuroi mbi 1 milion dollarë, mbështetësi më i madh është BBG, Broadcasting Board of Governors, agjencia federale që përfaqëson kanale si Radio Free Europe, Voice of America, Office of Cuba Broadcasting. Pra, mbas TOR nuk fshihet një grup terroristësh. Sepse TOR është një mjet për t’u bërë i padukshëm: mund ta përdorësh për të mbrojtur lirinë. Ose për të shitur kokainë dhe bomba.

Pas instalimit të programit duhet të vendosësh adresën e duhur dhe pas një procesi të komplikuar regjistrimi arrin në Silk Road, që vetëquhet “anonymous marketplace”. Dhe ndërsa hyn e kupton menjëherë që malli kryesor nuk është mëndafshi por droga. Të duket vetja sikur je në Amazon ose në një tjetër faqe tregtie online: vetëm se në vend të librave dhe disqeve gjen fotot e tipeve të ndryshme të drogës. Ekziston edhe një klasifikim i produkteve më të shitura. Pikërisht siç ndodh në iTunes. Në të njëjtën mënyrë, kush blen mund të bëjë një recensim të mallit dhe t’i japë pikë shitësit.

Seksi është kapitull më vete, sigurisht, pas drogave: shumë tituj premtojnë video me minorenë. Por për fëmijë nuk flitet gjëkundi. Dhe jo rastësisht. Tetorin e kaluar hakerat e Anonymous, që kanë rrëzuar faqet e gjysmës së botës, kanë hyrë në anën e errët të Internetit duke shkatërruar “Lolita City”, faqen më të keqe të pedopornografisë në qarkullim. Një sinjal shumë i qartë. Në fund të fundit, edhe Silk Road ka etikën e saj. Dhe e vë edhe në dukje: “Nuk shitet asgjë që mund t’i bëjë dëm të tjerëve”, është premtimi. Drogat janë tjetër gjë, thonë, është çështje lirie.

Tregu nuk funksionon as me dollarë e as me euro, por me bitcoin: një nga monedhat më të njohura alternative të lindura online. Një bitcoin vlen 3.8 euro. Avantazhet janë të shumta, sidomos përsa i përket anonimatit të shkëmbimeve.

Numri një i Silk Road është një farë “Dread Pirate Roberts”, i cili shkruan: “Pavarësisht nga arsyet e tua, nëse je këtu je një revolucionar. Duhet të jesh krenar e të shkosh me kokën lart”.

Para disa ditësh, një tjetër njoftim i rëndësishëm: pas kërkesave të shumta ka lindur “The Armory”, një spin off “për të shitur armë të vogla me qëllim vetëmbrojtjen”.

Përshtatur nga Repubblica.it. Artikulli është shkruar nga Riccardo Luna, ish-drejtori i Wired Italia dhe një avokat i lirisë në Internet.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Kukës, fshati Çajë pa rrugë, në kërkim të turizmit malor! Kryebashkiaku: Presim fonde nga qeveria për rrugën

Kukës, fshati Çajë pa rrugë, në kërkim të turizmit malor! Kryebashkiaku: Presim fonde nga qeveria për rrugën