Vladimir Putin i kundërpërgjigjet deklaratës së politikanes ruse Tamara Pletnyova, e cila iu bënte thirrje vajzave ruse të mos bënin seks me tifozët e huaj.
Putin nëpërmjet zëdhënësit të tij hodhi poshtë shqetësimet e Tamara Pletnyova duke thënë që ‘Femrat ruse janë më të mirat në botë dhe mund të vendosin vetë se cfarë të bëjnë. Të gjitha vendet akuzojnë njëri-tjetrin për racizëm, homofobinë. Kjo nuk ka të bëjë fare me Kupën Botërore'.
Deklarata e politikanes para disa ditësh nuk është pritur mirë nga opinioni publik për arsye se sipas njerëzve ajo po bën komente imorale ndaj fëmijëve të racave të përziera.
Komento