TIRANE - Një ngjarje e rrallë duket se ka ndodhur në mjediset e paraburgimit të komisariatit nr.5, në kryeqytet përpara dhjetë ditësh. Një i paraburgosur ka denoncuar se është shtrënguar dhe më pas ka kryer seks oral me një polic roje i turnit të tretë.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka nisur të hetojë pretendimin e  të paraburgosurit dhe aktualisht polici është transferuar në një tjetër komisariat me detyrë  shkruan sot gazeta "Shqiptarja.com". Rasti po hetohet me kujdes

Polici me inicialet V.A ka mohuar totalisht përpara eprorëve pretendimet e të paraburgosurit por ky i fundit ka pretenduar se edhe të paraburgosur të tjerë natën e ngjarjes mund të dëshmojnë në lidhje me ankesat dhe refuzimin e tij në momentet e para. Burime nga SHKB-ja e Tiranës kanë informuar dje gazetën Shqiptarja.com (print) se rasti në fjalë është nën hetim por duket se pretendimet e të paraburgosurit janë shumë të dyshimta pasi gjatë marrjes në pyetje ai ka rënë në kontradiktë me deklarimet dhe pretendimet e veta. LEXO SHKRIMIN E PLOTE

(sg/shqiptarja.com)