Në korrik 2010 shtetasi italian Giorgo Salvade dhe shtetasit shqiptarë, Arben Dybeli dhe Lorenc Dybeli kanë rregjistruar në QKR kompaninë “Montelifre”. Me kuota të barabarta, prej 33 për qind të aksioneve, tre shtetasit thonë se objekt i punës së kompanisë është organizimi i kurseve për informacion universitar dhe profesional në çdo fushë të kërkimeve kulturore-shkencore dhe në veçanti të disiplinave mjeko-shkencore dhe farmakologjike. Më tej kompania do të merrej me import-eksportin e pajisjeve të ndryshme industriale, plehrave kimikë, shit-blerje autobuzësh, agjenci udhëtimesh, ndërtime, shitje pllakash, përpunim mineralesh, deri te përdorimi civil i lëndëve plasëse. Me përfaqësues ligjor Lorenc Dybelin, kompania ka si afat të fundit të operimit korrikun 2015.

ARRESTIMET
Ortaku Italian i Arben dhe Lorenc Dybelit, shtetasi italian Giorgo Salvade në vitin 2011 është hetuar nga prokuroria italiane për një skemë të “shitjes së diplomave” në Parma. Sipas një artikulli të botuar në një gazetë të Parmës, në 22 dhjetor 2011 dhe që mund të shihet në linkun (parmatoday.it/cronaca/lauree-pagamento-arrestato-giorgio-salvade.html), Salvade me 13 të arrestuar të tjerë sillej rrotull Universitetit Popullor ndërkombëtar të San Tommaso d’Aquino . Sipas hetimeve të policisë rrjeti i krijuar nga Salvade dhe bashkëpunëtorët e tij kishte të bënte me ndërtimin e një sistemi kompleks për të grumbulluar financime bankare. Studentët e përzier në operacionet e shoqatës, e cila merrej me mbështetjen ligjore dhe teknike, për diplomime ligjërisht të njohura, arritën në rreth 800: disa ishin trukuar, të tjerët I kishin marrë provimet përmes sistemeve ilegale, siç ishin kufjet e veshit gjate provimit, ose duke dërguar dikë tjetër në vend të studentit në provim.
Shifrat që ata kanë paguar, sipas të dhënave të mbledhura arrinin në rreth 5 milionë euro. Nga 2007, kur nisën edhe hetimet, presidenti I shoqërisë, Giorgio Salvadè, me banim në Fontanellato, I kishte mohuar akuzat, duke u deklaruar si viktimë e abuzimit gjyqësor. Por në dhjetor 2011, pas xhiros së madhe të operacioneve ilegale, që kryente Salvade, ai u zbuluaa dhe pas arrestimit të tij, priteshin ndalime të tjera, përfshirë edhe studentë.
Sipas një shkrimi të gazetës italiane “la repubblica” dhe që mund të gjendet në linkun
(parma.repubblica.it/cronaca/2011/12/22/news/all_esame_con_l_aur icolare_scoperta _maxitruffa_universitaria-27048101/), kishte ndodhur zëvendësimi i personave në sallat e studimit. Këto kurse “fantazma” bëheshin me studentë rumunë. Ishte një biznes prek disa milionë eurosh. Sipas Policisë Financiare italiane janë bërë rreth 13mijë operacione bankare, që janë mbledhur nga pagesat e bëra prej studentëve. Në vitet 2007-2009 u arkëtuan 4 milionë euro, ndërsa 813 mijë euro ishin në letra me vlerë.
Shkrimi u botua sot ne gazeten Shqiptarja.com
(sg/shqiptarja.com)