TIRANE- Çdo mesmuaji, kur data shënonte “15” punonjësi i bashkisë së Tiranës Kreshnik Kasaj, telefontote specialistit e hetimit të Drejtorisë së Tatim-Taksave Metjon Bijo (ne foto), të cilit i paguante shumën e parave që kishte mbledhur në biznese të ndryshme.
Një fakt i tillë është evidentuar në 15 prill 2015 ku sekseri Kreshnik Kasaj, ka telefonuar shtetasin Metjon Bijo, duke i kërkuar ta takojë. Nga hetimi kanë rezultuar dyshime se çdo mes muaji shtetasi Kreshnik Kasaj i dorëzon shtetasit Metjon Bijo “kuoten” mujore per “mbrojtjen” që ky i fundit i bën nga hetimi tatimor.
Kështu më datë 15.04.2015 shtetasi Kreshnik Kasaj ka shkuar në lokalin e administruar nga Metjon Bijo dhe i ka lënë kamarierit të lokalit shumën 99.000 lek, fakt i cili ka rezultuar dhe nga përgjimi telefonik. Më pas shtetasi Metjon Bijo ka shkuar në lokal dhe ka marrë shumën e lënë nga Kreshniku. Në këtë moment ka ndërhyrë policia gjyqësore e cila ka arrestuar në flagrancë shtetasin Metjon Bijo për vepren penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

LAJMET MË TË VLERËSUARA
Inspektime selektive, ja se si groposeshin bizneset me 1 fjalë