TIRANË - Teksa zbardhte dita e sotme, Hëna e plotë në qiellin e Tiranës ka ofruar një spektakël për të gjithë ata që e kanë parë. Në një distancë më të afërt me Tokën Hëna e plotë ishte më e shndritshme dhe më e madhe teksa ulej në horizont.
Në fotot e shkrepura nga fotoreporteri dhe gazetari i Shqiptarja.com Antonio Çakshiri në autostradën Tiranë-Durrës rreth orës 05:30 - 06:30 duket fenomeni natyror.
Super Hënë quhet fenomeni kur sateliti i vetëm natyror i Tokës është në një distancë me të afërt dhe shfaqet me një ndriçim të plotë. Sipas astronomëve kjo Hënë e plotë ishte më e ndritshmja për këtë vit.