Sekuestrimi i një ton kokaine në Spanjë hetimet shtrihen edhe në Shqipëri
Pas kapjes së Julian Deblinit dhe Dritan Gradicës me 1 ton kokainë në Spanjë hetimet shtrihen edhe në Shqipëri.
Pas arrestimit të Julian Deblinit dhe Dritan Gradicës dy baronëve shqiptarë të kapur me 1 ton kokainë në Madrid të Spanjës , Policia e Shtetit në Shqipëri nis hetimet. Një burim policor i tha Report TV se autoritetet spanjolle kanë kërkuar të kryhen hetime paralele edhe në Shqipëri për të mësuar më shumë se çfarë përfaqësojnë Deblini dhe Gradica si dhe për bashkëpunëtorët e mundshëm.
Për momentin dihen pak detaje për Julian Deblinin dhe Dritan Gradicën me origjinë nga Hasi dhe Tropoja. Rezulton se ata nuk kanë patur më parë dënime kriminale në Shqipëri apo biznese të regjistruar me emrat e tyre. “Policia shqiptare ka qenë në dijeni të operacionit pasi oficeri shqiptarë i ndërlidhjes në Europol ishte pjesë e operacionit koordinuar nga policia europianë në bashkëpunim me atë spanjolle dhe DEA-n” tha burimi policor.
Siç shihet edhe nga pamjet e operacionit publikuar nga policia spanjolle, Julian Deblini dhe Dritan Gradica arrestohen në ambientet e jashtme të një hoteli nga oficerët e antidrogës veshur civil.
Hetime janë duke u zhvilluar edhe në Kolumbi të cilat udhëhiqen nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm për të zbuluar se si dy shqiptarët kishin arritur të kryenin transportin e kokainës përmes avionëve charter.
Policia spanjolle dhe Europol që arrestuan këtë grup kriminal besojnë se Julian Deblini dhe Dritan Gradica kishin mundur të rekrutonin për llogari të tyre zyrtarë dhe punonjës të një aeroporti në Kolumbi për tja lehtësuar kalimin e kokainës. Po ashtu hetimet intensive synojnë të zbulojnë personat të cilin me valixhe të mbushura me kokainë hynin në aeroport e më pas i drejtoheshin avionëve charter drejt Spanjës.
I gjithë operacioni për arrestimin e këtij grupi kriminal është drejtuar nga Njësia Speciale kundra narkotikëve pranë prokurorisë së Spanjës me bashkëpunimin ndërkombëtar të DEAs amerikane. Ndërsa EUROPOL pati rol koordinues.
Ndërhyrja finale për arrestimin e bosëve shqiptarë të këtij grupi erdhi momentin kur ata mbërritën në një hotel në Madrid duke mundësuar kapjen e 1 ton kokainë dhe 1.5 milion euro gati për transportuar si pagesë për kartelin kolumbian.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49%
-
Jo
47.5%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 6835
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trafikoi 20 kg kokainë nga Shqipëria në Firence, arrestohet 58-vjeçari i dënuar me 7 vite burg nga Italia! Pritet ekstradimi (EMRI)
14 Janar, 13:58
-
Trafik kokaine në Itali, GJKKO i komunikon 'arrestin në burg', Kreshnik Farruku: Nuk jam unë ai që pretendoni
13 Janar, 13:12
-
Iu kapën 49 kg kokainë në kontenier bananesh, GJKKO pushon çështjen për Selim Çekajn, babai i Arbër Çekajt
27 Dhjetor 2024, 12:16
-
Itali/ Trafik kokaine dhe rekrutim i korrierëve me pagë 3 mijë euro në muaj e strehim, çmontohet organizata shqiptare, 8 të arrestuar
18 Dhjetor 2024, 15:44
-
Itali/ I gjejnë në makinë 16 kg kokainë, arrestohet shqiptari (VIDEO)
25 Nëntor 2024, 10:45
-
Pjesë e grupit që xhironte 10 mijë euro kokainë në ditë, 32-vjeçari shqiptar kapet në Spanjë dhe ekstradohet në Itali! E shpërndanin me makina luksoze të shpejta
18 Nëntor 2024, 17:05
-
Operacioni i SPAK/ Kokaina nga Amerika Latine në laboratorin e Fushë Krujës, shqiptarët ishin financuesit, të huajat kimistët! Njëri prej të arrestuarve i përfshirë në 2 vrasje në Durrës (FOTO)
16 Nëntor 2024, 16:18
-
Kokaina nga Amerika Latine përpunohej në laborator në Fushë Krujë e çohej në BE! Baza edhe tek 'Kodra e Diellit 2'! SPAK: 10 të arrestuar mes tyre 3 të huaj! Në 48 ton lëkurë gjedhi fshihet droga e importuar (EMRAT)
16 Nëntor 2024, 07:23
-
Trafiku i kokainës nga Ekuadori në Itali! Shqiptarët Albert Turja dhe i vëllai Rolandi organizonin nxjerrjen e drogës nga porti i Livornos! Prindërit e Rolando pronarë të 'Power Hotel' në Durrës
8 Nëntor 2024, 12:16
-
Shkatërrohet grupi krimal që furnizonte Italinë me drogë nga Amerika e Jugut! Kapen 2 ton kokainë, vlera 70 mln euro! 23 të arrestuar në Itali, 2 në Shqipëri! U zbuluan nga përgjimet e Sky ECC (EMRAT)
6 Nëntor 2024, 11:12
-
Linjat e trafikut të kokainës nga Amerika Latine në BE dhe përfshirja e shqiptarëve! Dumani me 4 prokurorë të SPAK në Brazil
28 Tetor 2024, 13:01
-
“Trafikuan lumenj droge nga Shqipëria”, prokurori kërkon 200 vite burgim për kartelin italo-shqiptar! Shoferi i ish-deputetit mbante lidhje me klanin shqiptar, kokaina me fytyrën e Escobar
13 Shtator 2024, 08:12
Ed Rama e ka porositur kokainen.oLulush vrap komision hetimor per porosine e kokaines,kryetar te jete Nul Noka me Strazon antare Petrit Vasillaçis dhe ne fund Mona buqen,qe ky komision te eci mbare.
PërgjigjuHahahahah shum e vertete po ksaj here gjynah kan ngel pa gja puntoret e shkrete
Përgjigjuktu edhe puntoret e ngarkim shkarkimit behen boss-a
Përgjigju