Policia e Tiranës njoftoi dy ditë më parë se me vendim gjykate pas një hetimi pasuror sekuestroi 660 mijë dollarë.
Sipas policisë, paratë e sekuestruara i përkisnin shtetasve Ardian Corri, Ylli Didani dhe Donald Shena.
Aktualisht paratë janë ngrirë në banka dhe pritet që t'i nënshtrohen hetimit gjyqësor, ku tre shtetasit Corri, Didani dhe Shena duhet të paraqesin dokumente justifikues për mënyrën e krijimit të këtij kapitali.
Por, Donald Shena aksioner në "American Capital Group", përmes avokatit të tij i tha Shqiptarja.com se nuk ka asnjë lidhje me dy personat e tjerë të cilët përmenden në komunikatën e policisë.
Studio ligjore Haxhia dhe Hajdari si avokat i kompanisë "American Capital Group" deklarojnë se "jemi vënë në dijeni se organi i akuzës ka bllokuar në llogarinë e American Capital Group 200 000 mije dollare amerikanë".
“Kjo vlerë monetare vjen nga banka Capital Bank Washington D.C në SHBA, dhe jo nga burime kriminale. American Capital Group është komani serioze pa detyrime borxhe apo lidhje me krimin dhe aspak e përzier me njerës të tjerë. Dy personat e tjetë të përfshirë në njoftimin e policisë dhe më pas në media s’kanë asnjë lidhje me American Capital Group.
Klienti im Donald Shena si administrator i Kompanisë American Capital Group është njeri me integritet të lartë në shoqëri si në Shqipëri por edhe me integritet ndërkombëtar.
Arsyet e përzierjes në të njëjtin njoftim me dy personat e tjetë po dëmtojnë imazhin e klientit tim dhe kompanisë Amerikan Capital Group. Përfshirja e Z. Shena me persona të tjerë ka pasur një qëllim dashakeqës ose ndoshta gabime njerëzor nga punonjës të bankës. Ata nuk kanë vënë në dispozicion dokumentacionin e transfertës për Ministrinë e Financave dhe tek organi i akuzës”, thanë avokatët e biznesmenit Shena.
Avokatët e biznesmenit Shena kanë vënë në dispozicion të Shqiptarja.com këtë dokomument të transfertës bankare kryer më datë 12.09.2017.
Dërguesi parave është “Fathi and Associates INC” në shumën 200.000 USD për “American Capital Group” në Tiranë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com