Një shifër prej 5 miliard lekësh e depozituar në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri, 67 mijë metra katror që ndodhet në fshatin Rinia në Durrës dhe disa pasuri të tjera që janë në emër të biznesmenin serbo-boshnjak Damir Fazlliç, janë sekuestruar në muajin maj 2015 me një vendim përmbarimor.
Njeriu me shumë afrimitet me ish-kryeministrin Sali Berisha, kreun aktual të PD Lulzim Basha dhe kreun e PR Fatmir Mediun, rezulton debitor i një kredie të marrë në një banke të nivelit të dytë me vlerën 3.3 milion euro.
Si pasojë e mospagimit të kësaj kredie në 13 mars gjykata e Tiranës ka vendosur nxjerjen e urdhërit të ekzekutimit të pasurive që ishin në emër të Damir Fazlliç dhe dy kompanive të tij, qipriotes “Alpha” Sh.p.k dhe “Crawn Acquisitions”.
Vendimi për sekuestrimin e pasurisë së mësipërme është marrë në 28 prill 2015 nga përbaruesi Edvin Malotaj që vepron në kompaninë “Strati Baliff Service”. Gazeta “Shqiptarja.com” disponon të plotë vendimin e sekuestros konservative,që bllokon pasurinë e biznesmenit serbo-boshnjak Damir Fazlliç.
Tre sipërfaqe toke
Në dokumentancionin që disponon gazeta, ndër pasuritë e sekuestruara janë dhe 3 sipërfaqe toke në fshatin Rinia në Durrës.
Sipërfaqja e parë e bllokuar është 39.850 m2 dhe ndodhet në pronësi të kompanisë “Alpha” Sh.p.k, e cila është blerë nga Fazlliç në vitin 2010, ku pikërisht në këtë vit ka pasur dhe një hetim nga njësia hetimore Task-Forcë, pranë prokurorisë së Tiranës, lidhur çmimin e blerjes së tokës dhe origjinës së parave që u përdoren nga blerja e kësaj sipërfaqe tokë, që përfshirë dhe dy sipërfaqe të tjera numri shkon në 67 mijë metra katror.
Ndërkohë dy pasuritë e tjera të bllokuara janë me sipërfaqe 5.049 dhe 25.002 metra katror, që të dyja të blera nga Fazlliç dhe të rregjistruara më pas në hipotekë në emrin e kompanisë së tij “Alpha”.
Shuma 5 miliard lek
Në zbatim të identifikimit të pasurive të biznesmenit Damir Fazlliç, përbarimi ka nxjerë në dritë dhe një shumë mjaft të madhe prej 5 miliardë lek, e cila rezulton të jetë depozituar në një bankë të nivelit të dytë. Kjo shifër është identifikuar, ndërkohë që më pas ajo është sekuestruar.Gjithashtu përmbarimi ka sekuestruar dhe disa pasuri të tjera të biznesmenit që janë prona të paluajtshme dhe disa vlera monetare të vogla të depozituara nga Fazlliç.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com