Detyrimet e pashlyera ndaj furnitorëve kanë sjellë sekuestrimin e aseteve të kompanisë “Carrefour” nga ana e një shoqërie përmbaruese. Shoqëria përmbarimore ka vepruar për llogari të dy kompanive të tjera tregtare që furnizojnë rrjetin e supermarketeve, ndërsa vetë dega e “Carrefour” në Shqipëri rezulton se u detyrohet kompanive përkatësisht 5.5 dhe 3.52 milionë lekë.
Më saktësisht, kundrejt kompanisë “Luku”, Carrefour ka një detyrim prej rreth 5.5 milionë lekësh, ndërsa kundrejt kompanisë “Euronuovo” 3.52 milionë lekë. U bë me dije se asetet e kompanisë do të mbeten të bllokuara deri në një vendim të dytë nga ana e përmbaruesit.
Detyrimet
Shoqëria “Carrefour” është e pranishme në vendin tonë që nga viti 2001, ndërkoh që në muajin Janar të këtij viti grupi ka ndërruar pronësi, duke kaluar 100% të aksioneve në duart e kompanisë “CM Balkans BV”. Ajo që duhet theksuar është se kjo nuk është hera e parë që asetet e kompanisë në fjalë vihen nën sekuestro. Rrjeti më i madh i supermarketeve në vendin tonë duket se ka një histori të gjatë me detyrimet që ka ndaj furnitorëve. Vetëm për vitin 2012 këto detyrime arrinin në vlerën e 867 milionë lekë (afërsisht 8.6 milionë dolarë), ndërsa në vitin 2013 arrinin një vlerë prej 892 milionë lekë (afërisht 9 milionë dollarë).
Bilanci
Detyrimet ndaj furnitorëve janë më të larta edhe se kreditë që ky grup supermarketesh ka marrë nga bankat tregtare, si në periudhë afat-shkurtër, ashtu edhe në periudhë afat-gjatë. Ndërsa kompania që ka blerë aksionet e grupit “Carrefour” ka në pronësi edhe linjën e supermarketeve “Euromax”.
Në Shqipëri, “carrefour” operon me 2 hipermarkete nën brandin “Carrefour”, duke ofruar çdo gjë nën një çati dhe 17 supermarkete nën brandin “Carrefour market”, me vendodhje në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Fier.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO