TIRANE- Trafiku i drogës në Itali dhe në Shqipëri i kishte sjellë pasuri prej më shumë se 3 milionë eurosh Aleksandër Çavos, 33 vjeç nga Tirana. Por rënia në burg për të vuajtur dënimin e dhënë nga drejtësia italiane prej 20 vitesh, ka bërë që në kryeqytet t’i sekuestrohet edhe pasuria e ngritur. Pas një hetimi nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës, i kanë sekuestruar më shumë se 13 mijë metra katrorë tokë arë në Marikaj si dhe 8 automjete që ishin të kompanisë “Viktoria-Al”, me pronar 33-vjeçarin Çavo. Sekuestrimin e pasurisë e ka bërë të ditur drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa gjatë një konference për median të mbajtur ditën e djeshme.
“Pas një hetimi të drejtuar nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Tiranës, në bazë të urdhërit të gjykatës, janë vendosur nën sekuestro preventive rreth 13650 m2 sipërfaqe tokë arë në fshatin Marikaj, si edhe 8 automjete, në pronësi të shtetasit Aleksandër Çavo, i akuzuar për “pastrim të produkteve të veprës penale”, tha gjatë deklaratës së tij Çipa.
Aleksandër Çavo është vënë në prangat e policisë shqiptare në muajin shtator të vitit 2013 në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar në datën 1 korrik të datës 2013 të Gjykatës së Romës, Itali, dhe më pas është ekstraduar, i kërkuar për veprën penale të “trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike”.
Por me të arrestuar Çavon, autoritetet shqiptare të drejtësisë kanë nisur hetimet për pasuritë e këtij shtetasi në territorin shqiptar. Dhe nga verifikimet e kryera nga Prokuroria, në bashkëpunim me Policinë e Tiranës, në kuadër të këtij procedimi, ka rezultuar se, në pronësi të Aleksandër Çavos janë disa pasuri. “Pasuri e paluajtshme e llojit tokë arë, e ndarë në 8 parcela në fshatin Marikaj, të blera me një vlerë totale prej mbi 8 milionë lekë të reja. Shoqëria “Victoria-al” sh.p.k, me ortak të vetëm shtetasin Aleksandër Çavo, e cila ka për objekt në këtë veprimtari import-eksport të pajisjeve të sigurisë dhe mbrojtjes kundër zjarrit”, bëri të ditur policia e kryeqytetit.
“Kjo shoqëri, me pronar të vetëm Aleksandër Çavon ka të regjistruara 8 automjete”, bëri të ditur policia. Këto prona në emër të Aleksandër Çavos janë vendosur nën sekuestro preventive ditën e djeshme, pas vendimit të dhënë nga ana e Gjykatës së Tiranës në datën 30 prill 2014.
“Të gjitha faktet e provuara deri tani mbështesin dyshimin se pasuritë e luajtshme e të paluajtshme, si dhe shoqëria e transportit, janë krijuar mbi bazën e të ardhurave të siguruara nga aktiviteti kriminal i shtetasit Aleksandër Çavo, pra, pasuritë mund të jenë produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike të kryer nga shtetasi Aleksandër Çavo. Kjo duke pasur parasysh aktivitetin kriminal të këtij personi, shumat e mëdha të investuara për blerje të pasurive të paluajtshme e të luajtshme apo në biznese të mundshme, dhe transaksionet e kryera me ato, të cilat nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike sepse nuk identifikohen burime të ligjshme të ardhurash për të siguruar këto pasuri”, shkruhet në dosjen e prokurorisë së Tiranës.
Shkrimi u publikua sot 3 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com