Një kontroll i rastësishëm doganor në një port në perëndim të Norvegjisë rezultoi të kthej në një operacion ku u sekuestrua sasia më e madhe e drogës të kapur ndonjëherë në këtë shtet. Gjashtë shqiptarë janë arrestuar nga forcat policore si pjesë e grupit të trafikantëve që tentoi të transportonte në Norvegji 100 kg kokainë që u kapën në një anije mallrash. Mes të arrestuarve është edhe një grua. Ndërkohë që identitetet e tyre nuk janë bërë të ditur.
Mediat norvegjeze shkruajnë se anija e mallrave kishte ardhur nga Brazili. Ndërsa vihet re metoda e ndryshme e përdorur nga trafikantët të cilët këtë herë e kanë vendosur lëndën narkotike nën anije dhe u desh një aksion i polumbarëve për sekuestrimin e kokainës.
Të arrestuarit nuk u kapën në anije, por si pasojë e hetimeve dhe përgjimeve hetuesit dolën në përfundimin se ata ishin pjesë e grupit kriminal që tentoi të transportonte drogën. Ndaj tyre u caktua masa e sigurisë 4 javë në paraburgim. Ata kishin mbërritur në Norvegji vetëm disa ditë para se të zbulohej sasia e kokainës.
kokaine.jpg" style="height:366px; width:650px" />