Sekuestrohen 13 milion euro në Holandë/ Mes 7 të arrestuarve edhe dy shqiptarë, dyshohet për para kokaine

Sekuestrohen 13 milion euro në Holandë/ Mes 7 të arrestuarve edhe dy shqiptarë, dyshohet për para kokaine

Policia holandeze ka sekuestruar sasinë më të madhe te parave 'cash'. Bëhet fjalë për një shumë prej 12.8 milion eurosh të ndara në disa valixhe. Sipas raportimeve në mediat holandeze 'pronarë' të kësaj sasie të madhe parash janë 7 persona të cilët janë arrestuar. Në pranga kanë rënë 2 shqiptarë, një burrë dhe dy gra nga Kolumbia një burrë nga Zelanda e Re si dhe një burrë tjetër nga Maroku.

Aksioni nisi më 12 shtator pas informacioneve të policisë holandeze për trafik kokaine nga Kolumbia. Përgjegjëse për trafikimin e kokainës është një grua e moshës 52-vjeçare nga Kolumbia.

 “Bandat e drogës fitojnë shuma të jashtëzakonshme nga trafiku i drogës. Të dyshuarit jetonin krejtësisht jashtë radarit”, është shprehur Olivier Dutilh, kreu i Shërbimit Rajonal të Hetimit në Amsterdam.

Sipas mediave holandeze lajmi është publikuar ditën e sotme për shkak të hetimeve që vijonin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BILLIONAIRE: 02/10/2019 12:21

    Po Agjencia e pastrimit te parave ku eshte apo ata merren me vetem me biznesmenet qe bejne transaksione te vogla bankare, me kta te medhenjte nuk merren ata. Miliona euro pastrim parash me biznese ne Tirane! Pse nuk merreni me narko trafikantet shqiptare qe po bejne kerdine ne SPANJE BELGJIKE HOLANDE, KOLOMBI EKUADOR BRAZIL????? Te gjithe i ke me lokale e dyqane ne bllok! Te gjithe i ke ne bllok me makina nga 300 mije euro, ku je o Drejtori i Pastrimit apo merresh vetem duke bllokuar llogarite e investitoreve te huaj e duke bllokuar biznese legjitime! KU JE O TRIM PSE NUK MERRESH ME LOKALET, DYQANET DHE MAKINAT E KOKATRAFIKANTEVE NE BLLOK???????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja