Kapet gomonia me 1.5 ton drogë në brigjet italiane, dyshohet se vinte nga Shqipëria, në pranga dy trafikantët

Kapet gomonia me 1.5 ton drogë në brigjet italiane, dyshohet se vinte nga Shqipëria, në pranga dy trafikantët

Gomonia e ndaluar në brigjet italiane

Sekuestrohet në brigjet italiane një gomone e ngarkuar me 1.5 ton kanabis, origjina e të cilës ende nuk është përcaktuar. Dy trafikantët kanë rënë në pranga nga karabinierët, pasi agjentët po prisnin momentin e zbarimit të mjetit lundrues në tokën italiane. Në pranga kanë rënë dy trafikantët e ngarkesës, Z.A. dhe Z.C, të cilët sipas mediave italiane janë nga Brindizi. 

Gomonia rreth 15 m e gjatë dhe me dy motorë, ra në sytë e agjentëve pasi këta të fundit po patrullonin zonën detare mes Brindisit dhe Barit, më konkretisht në koordinatat që njihen si rrugë detare nga ku trafikohet drogë nga Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit dhe më pas zbarkohet në brigjet e Puljas. Ngarkesa prej një ton e gjysmë e kapur mëngjesin e sotëm mendohet se vinte nga Shqipëria, por nuk ka të dhëna konkrete se nga cila zonë është nisur.

itali.jpg" style="height:396px; width:720px" />

Thasët me kanabis të sekuestruar nga karabinierët

Me të mbërritur në brigje, trafikantët kanë nisur shkarkimin e lëndës narkotike, në një kohë kur po survejoheshin nga karabinierët të fshehur në mes të shkëmbinjve. Në momentin e ndërhyrjes nga karabinierët, trafikantët tentuan të largohen me gomone por kanë ngecur në mes të shkëmbinjve. Droga ishte ndarë në 80 thasë të paketuar. Kjo është një sasi e konsiderueshme lënde narkotike, vlera e të cilës në treg arrin rreth 14 mln euro e destinuar për tregun vendas, më konkretisht në Bari.   

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim