Sekuestrohen 2 ton ilaçe kontrabandë në Portin e Durrësit! Medikamentet me vlerë 119 mijë euro u sollën si ndihma humanitare! Një në pranga dhe një në kërkim

Sekuestrohen 2 ton ilaçe kontrabandë në Portin e Durrësit! Medikamentet me vlerë 119 mijë euro u sollën si ndihma humanitare! Një në pranga dhe një në kërkim

Ilaçet e sekuestruara në Durrës

Dy ton ilaçe kontrabandë janë sekuestruar mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit. Mësohet se policia ka arrestuar Age Bibën 56 vjeçe ndërsa ka shpallur në kërkim Alfred Përlekën. Burime bëjnë me dije se vlera e ilaçeve kap shifrën prej 119 mijë euro.

Ilaçet kontrabandë u kapën në një mjet me targë ‘AA 249 NN’. Sasia e medikamenteve prej 1950 kg ose 8793 kuti nuk dispononin dokumentacionin përkatës për importimin e tyre në territorin shqiptar.

Mësohet se ilaçet ishin ngarkuar në një depo për grumbullimin e ndihmave humanitare në Firence të Italisë. Medikamentet janë sjellë në Shqipëri me pretendimin se janë ndihma humanitare për një shoqatë në Lezhë.

Vlera e detyrimeve doganore të shmanguara për mallrat e përshkruara më sipër kap shumën 2.979,455 lekë, ndërsa penaliteti për vlerën e detyrimeve të shmangura është në shumën 8.938,365 lekë. Në total, shuma e detyrimeve doganore dhe penaliteteve të shmangura është 11.917,820 lekë.

Policia ka arrestuar në flagrancë për veprën penale “Kontrabandë me mallra të licencuara” Age Bibën, 56 vjeçe, punonjëse sociale në një institucion privat në Itali.

Autoritetet kanë shpallur në kërkim 33-vjeçarin Alfred Përleka, me detyrë shef i Shërbimeve pranë Njesisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor Lezhë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • farmacist: 10/12/2021 09:13

    kto jane medikamente te regjistruara por qe futen kondrabande per shume arsye qe po ja u rradhis. 1.pjesa me e madhe aktualisht jane mungese tregu (me ca shof neper kutite qe keni fotografuar) 2.cilesia e medikamenteve qe hyjne ne Shqiperi jane te nivelit ZH. psh. augmentina qe shitet ketu edhe pse eshte nprodhim i GSK (Glakso) nuk ka thuajse asnje efekt tek te semuret, nderkohe qe po i njejti medikament i blere ne itali ka efekt te menjehershem dhe sheron. Pra cilesisht ndryshojne ato qe prodhohen per boten e trete me ato te perendimit. 3.legjistlacioni favorizon oligarket e farmaceutikes te cilet regjistrojne dhe importojne barnat me te lodhura per kete popull.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni