VLORË-Sekuestrohen dy mjete lundruese në Vlorë, nis procedimi penal për dy pronarët e mjeteve. Policia Kufitare në bashkëpunim me DVP Vlorë dhe Delta Force kanë bllokuar dhe sekuestruar një gomone dhe një skaf.
 
 Ditën e djeshme pranë rrugës Radhimë-Vlorë, në bregdet u konstatua një mjet lundrues tip Skaf plastik, me gjatësi 5.10 m dhe gjërësi 2.10 m, si dhe me një motor të markës "Ervinrude" në pronësi të shtetasit F.H.

skafi
 
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasi i mësipërm nuk dispononte dokumentacionin përkatës për zhvendosjen e mjetit lundrues nga Jala për Durrës duke mos njoftuar autoritetet përkatëse.
 
Policia ka filluar procedimin penal ndaj shtetasit F.H., për veprat penale "Zotërimi dhe mbajtja", "Ndryshimi i kushteve", "Regjistrimi, klasifikimi, mënyra e përdorimit dhe kontrollit të mjeteve lundruese me motor, me tonazh nën 20NT" bazuar në ligjin nr.8663, datë 18.09.2000.

Po dje në ujërat detare Hoxharë-Triport pasi ka rënë në gjurmët e radarit të policisë kufitare një mjet lundrues, menjëherë shërbimet e policisë mbështetëse bënë të mundur bllokimin dhe sekuestrimin e mjetit tip Gomone, me gjatësi 7.52 m dhe 3.08 m, me 2 motora të markës "Yamaha" në pronësi të shtetasit E.G.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se mjeti është nisur nga Porti i Durrësit pa certifikatë përdorimi nga policia kufitare.
 
Policia ka filluar procedimin penal në ngarkim të shtetasit E.G., për veprën penale "Mosdeklarimi i ndryshimeve", bazuar në ligjin për mjetet lundruese.
gomonia

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com