Sekuestrohen 4 mijë m2 tokë te Uji i Ftohtë në Vlorë me vlerë 1.2 mln €, u përvetësua me dokumente false

 VLORË- Një tokë prej 4 mijë m2 te Uji i Ftohtë në Vlorë, që kapte vlerën e 1.2 mln € është sekuestruar nga Prokuroria pasi është vërtetuar se ajo është përvetësuar në kundërshtim me ligjin. Report Tv mëson se kjo tokë ishte marrë me anë të dokumenteve të falsifikuara nga Adhurim Demiri.

Denoncimi ndaj tij është bërë në 13 dhjetor të 2020 nga F.M., një nga bashkëpronarët e pasurisë truall. Pas këtij denoncimi, i konstatua se një pjesë e pasurisë së tij që ai kishte të regjistruar, i ishte njohur në pronësi të Adhurim Demirit dhe trashëgimtarëve të tij, R.D. Pasuria në fjalë ndodhet pranë hotel “New York”, në afërsi të zonës turistike ku po ndërtohet pjesa e dytë e projektit “Lungo Mare” në qytetin e Vlorës.

“Rezulton se dokumenti i origjinës mbi bazën e të cilit personat e kallëzuar kanë fituar pronësinë mbi pasurinë e mësipërme, është “nota e transkriptimit” e datës 04/04/1942, në favor të R. D., kundër zyrës së thesarit të shtetit, ku objekt i saj është blerja prej tij e një sipërfaqe trualli prej 5 vreten, kundrejt vlerës 1200 franga ari, regjistruar në radhorin me nr. 232/4, vol. 12, neni 104, faqe 106. Nga verifikimet e kryera nga ana e kallzuesit pranë institucioneve të ndryshme si ASHK Vlorë, ka rezultuar se dokumenti i mësipërm nuk ekziston, por sipas numrit të radhorit ekziston vetëm 107 datë 14/04/1942 dhe neni 108 datë 20/05/1942.

Kallëzuesi ka kërkuar fillimin e ndjekjes penale me pretendimin se dokumenti i mësipërm, mund të ishte falsifikuar nga ana e personave që kishin përfituar pasurinë e mësipërme.
Nga hetimet e kryera pas regjistrimit të këtij procedimi penal, nga analiza e të dhënave të administruara për nevoja të hetimit të këtij procedimi penal; administrimi i dokumentacionit përkatës; dëshmive që lidhen me faktin e hetuar; si dhe konkluzionet e aktit të ekspertimit teknik-grafik të kryer gjatë hetimeve, duke i vlerësuar ato në harmoni dhe unitet me njëra tjetrën, nga ana jonë si organ procedues, arrihet në konkluzionin se në rastin konkret ndodhemi përpara elementëve të veprës penale të “Falsifikimi i dokumentave”  dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, vepra penale këto të parashikuara nga neni 186/1  dhe 287 të Kodit Penal.
Rezulton e provuar, se trashëgimtarët e shtetasit G.D., konkretisht shtetasi A.D., ka falsifikuar dokumentin "NOTË TRANSKRIPTIMI" e datës 04.04.1942, në favor të R. D., kundër zyrës së thesarit të shtetit, përpiluar nga noter A. A.”, dokument i cili sipas aktit të ekspertimit tekniko-grafik me nr.12299 datë 07/10/2022 të kryer nga ana e Institutit të Policisë Shkencore Tiranë, rezultoi tërësisht i falsifikuar”, njofton Policia.

Jo vetëm ka, por Demiri ka paraqitur këto dokumente të falsifikuara edhe në seancat gjyqësore.


“Rezultoi e provuar se dokumenti i mësipërm i falsifikuar, është përdorur në proceset administrative dhe gjyqësore, konkretisht pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave Tiranë (2013); Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë (2016); Gjykatës së Apelit Vlorë (2018) dhe ka qenë dokumenti bazë dhe kryesor që ka shërbyer për njohjen dhe kthimin e pronës dhe që ka diktuar vendimmarrjen e Gjykatës lidhur me pasurinë objekt gjykimi, me sipërfaqe prej 6480m2, nga të cilat 3996m2 ka rezultuar e lirë, ndërkohë që pjesa tjetër ka rezultuar e zënë me ndërtime. Krahas falsifikimit të këtij dokumenti, rezultoi e provuar se pas vendimeve gjyqësore që kanë vendosur njohjen dhe kthimin e pronës, pasuria është regjistruar në regjistrat e pasurive të paluajtshme pranë ASHK Vlorë, me nr.43/189/1 pasurie, zk.8602, vol.95, faqe 247, me sipërfaqe prej 3996,5m2. Më tej mbi këtë pasuri janë kryer veprime juridike me qëllim fshehjen/mbulimin e natyrës së paligjshme të pasurisë së përfituar me anë të dokumenteve të falsifikuara”, vijon njoftimi. 

Për pasojë është vendosur edhe masa e sigurimit pasuror “Sekuestro Preventive”.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kryehajnat: 04/11/2022 12:42

    Kallezusi Fatmir Muçaj qe skane pron fare dhe kane vjedhur hektar pa fun ke thesarit te shtetit me Kolloz Çirak e me rall deri te tuneli

    Përgjigju
    • Labi: 04/11/2022 18:31

      O Kryehajn, këto që shkruan këtu në një cop letër hidhi dhe çoja prokurorisë dhe ky Fatmiri të ikë si Adhurimi

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion