Policia italiane ka arrestuar 4 persona mes tyre dy shqiptarë, pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike. Sipas mediave italiane, dy shqiptarët e arrestuar janë Ferdinand Kekaj 35 vjeç dhe Xhuljano Prifti 35 vjeç.
Gjatë operacionit në provincën e Komos autoritetet italiane sekuestruan në kompaninë"4.20 solutions s.r.l" 450 kilogramë marijuanë. Bizensi ishte në pronësi të 2 prej të arrestuarve, shqiptarit Ferdinand Kekaj dhe shtetasit zviceran Alessio Barone.
Mes persona të arrestuar është dhe shtetasi italian Antonio Valenzisi, 56 vjeç i akuzuar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale.