Sekuestrohen 4651 kapsolla e fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese, nën hetim një tregtar në Kukës e gjoba dy të tjerëve në Lushnjë

Sekuestrohen 4651 kapsolla e fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese, nën hetim një tregtar në Kukës e gjoba dy të tjerëve në Lushnjë

4600 kapsolla dhe 51 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese jan sekuestruar gjatë aksioneve të kontrollit nga policia në dyqane tregtare.  Po ashtu në Kukës është vënë nën hetim një 51-vjeçar G.G pasi në dyqanin e tij janë gjetur 4508 kapsolla dhe 51 fishekzjarrë me fuqi të madhe shpërthyese. Po ashtu në Lushnje janë gjobitur dy tregtar. Konkretisht në dyqanin e A. C. janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 47 kapsolla dhe në dyqanin e  N. P. janë gjetur dhe sekuestruar 45 kapsolla me fuqi të madhe shpërthyese dhe të rrezikshme për jetën e qytetarëve.

Policia e Shtetit vijon zbatimin e masave për parandalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve dhe përdorimit civil, që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Aksioni sipas policisë është ndërmarrë gjatë kësaj jave në prag të festës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri dhe si rezultat janë kontrolluar gjithsej 1592 subjekte (dyqane të ndryshme, markete apo supermarkete), si dhe tregje të shumicës, ku janë konstatuar mallra fishekzjarrë apo lëndë piroteknike.

Kontrollet do vijojnë pa ndërprerë në të gjithë territorin dhe në këtë kontekst Policia e Shtetit fton qytetarët për të denoncuar çdo rast të tregtimit të lëndëve të mësipërme në numrin pa pagesë 112 apo në aplikacionin “Komisariati Dixhital”.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen