Sekuestrohen 50 000 euro në Kakavijë, nën hetim 41 vjeçari që i kishte fshehur në valixhe
Eurot e sekuestruara ne Kakavije
Në pikën kufitare Kakavijë janë sekuestruar 50 000 euro si dhe është vënë nën hetim 41 vjeçari nga Fieri i cili i kishte fshehur në valixhe ndërsa po përpiqej të ikte drejt Greqisë.
Gjatë kontrollit në vijën e dytë, në mjetin tip “Toyota” që drejtohej nga I. Sh., 41 vjeç, është gjetur një valixhe me 50.000 euro, të cilat nuk i kishte deklaruar.
Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Sekuestrohen 50.000 euro. Procedohet penalisht poseduesi i shumës monetare.
Shërbimet e Policisë Kufitare në Kakavijë, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë, mjetin tip "Toyota" që drejtohej nga shtetasi I. Sh., 41 vjeç, banues në Fier.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet doganore, gjetën të fshehura në valixhen e shtetasit I. Sh., 50.000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Gjirokastër, shtetasi I. Sh. u procedua penalisht për veprat penale "Mosdeklarimi i të hollave dhe sendeve me vlerë në kufi" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".
Sondazhi i ditës:
Pse po tërhiqen kandidatët e Partisë Demokratike?
-
Presion
49.5%
-
Frikë se humbin
42.9%
-
Arsye të tjera
7.6%
Vota total: 1046
Lajme të tjera
-
Policia greke çmonton rrjetin terrorist që kishte përgatitur sulme në Greqi, në pranga 2 pakistanezë! Urdhrat i merrnin nga 'truri' jashtë shtetit
28 Mars, 17:06
-
Greqia nuk ndryshon qëndrim: Nuk e njohim Kosovën, kemi konsistencë politike
28 Mars, 14:32
-
Iu sekuestruan 223 kartëmonedha dhe 585 monedha koleksioni të padeklaruara, vihet nën hetim 57-vjeçari
26 Mars, 13:41
-
Iu gjetën 44 750 euro të padeklaruara në çantë teksa kalonte kufirin në Kakavijë, në hetim 54-vjeçari
25 Mars, 14:12
-
Rama intervistë për gazetën greke: Çështja e detit në Hagë, pas zgjedhjeve në Greqi
25 Mars, 13:23
-
Sot Greqia feston 202-vjetorin e Pavarësisë, Nikolla uron homologun grek: Emigrantët shqiptarë e minoritetit grek, ura miqësie
25 Mars, 13:17
-
Konferenca e Selanikut/ Shqetësim për rritjen e dezinformimit në Ballkanin Perëndimor
25 Mars, 11:01
-
'France24' reportazh për ekspozitën e Ramës në Athinë: Arti në shërbim të vëllazërimit! Greqia dhe Shqipëria shpalosin miqësinë në event jo të zakontë
24 Mars, 19:36
-
Si Rama po bën diplomaci me piktura
23 Mars, 10:52
-
Arrestohet trajneri në Greqi, abuzoi seksualisht me sportistet e mitura
22 Mars, 16:57
-
Ekskluzive/ E dhunuan brutalisht në burgun famëkeq grek, shqiptari 'live' nga qelia në ‘Pa Gjurmë’: Kam frikë për jetën! Policët i kanë ushtruar presion gruas
22 Mars, 16:34
-
Kryeministri grek afron zgjedhjet parlamentare në maj! Analistët: Vendimi i Mitsotakis, nga aksidenti në Larisa
22 Mars, 14:12