Policia Durrësit gjatë këtij operacioni ka arrestuar në flagrancë 5 persona për trafik të lëndëvë narkotike dhe gjithashtu ka sekuestruar gjysmë kg kokainë dhe 110 kg kanabis sativa e ndarë në tetë thasë të ndryshëm. Gjithashtu nga Policia është shpallur në kërkim një person tjetër, i përfshirë në të njëjtin trafik.
Shtetasit e arrestuar janë Bardhok Përndoi, 40 vjeç, banues në Laç, Gjon Shponi, 31 vjeç, banues në Gur i Zi Shkodë, Bledi Shyti (Zefi), 31 vjec, banues në Vau i Dejës Shkodër, Arjan Boka, 55 vjec, banues në Krujë, Isuf Rama, 57 vjec, banues në Fushë Krujë ndërsa shtetasi në kërkim është Alfred Balloku, 33 vjec, banues në Kurbin.
(Në foto: Lënda narkotike e sekuestruar në Durrës) Foto të tjera
Në cilësine e provave materiale, shtetasve në fjalë u janë sekuestruar nga organet e policisë gjithashtu një automjet tip Benz C Class me targa AA002 CC dhe 12 copë telefona celularë.
Ndërsa po vijon puna hetimore për zbardhjen e të tjera rrethanave dhe për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari, materialet proceduriale i’u dërguan Prokurorisë së Rrethit Krujë për veprën penale “Prodhim, shitje lëndësh narkotike “.
(Në foto: Lënda narkotike e tipit Kokainë e sekuestruar nga policia në Durrës) Foto të tjera
Krujë, asgjësohen 233 bimë kanabis në fshatin Bruz
Krujë- Në kuadër të kontrollit të territorit për raste të kultivimit të bimëve narkotike, efektivët e komisariatit të Policisë Krujë kanë asgjësuar ditën e djeshme 233 bimë narkotike kanabis sativa në fshatin Bruz.
Sipas policisë në total u konstatuan tre raste kultivimi dhe 233 rrënjët u gjetën në 7 parcela të ndryshme. Ndërkohë që filloi “procedimi penal pa autor” lidhur me tre rastet e kultivimit, u krye gjithashtu dhe asgjësimi me djegie i bimëve narkotike.
Materialet, për rastin në fjalë, i’u dërguan dhe Prokurorisë së Rrethit Krujë për vepren penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
Redaksia Online
(e.n/shqiptarja.com)