HANI I HOTIT- Një sasi e konsiderueshme mallrash kontrabandë është sekuestruar ditën e sotme në doganën e Hanit të Hotit nga Strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave. Sipas kësaj drejtorie nga kontrolli i ushtruar në mjetin me targë PG GD 963/ PG107GA, me ngarkesë nga Italia, tranzit nëpërmjet kufirit me Malin e Zi me pronar dhe shofer një shtetas malazez, me subjekt pritës "ASHEL" shpk, Shkodër, u gjetën të padeklaruara rreth 5500 kg artikuj.
Mallrat e sekuestruara janë shishe vere dhe shampanje që nuk ishin të pajisura me pullë fiskale, lëngje frutash, kafe e bluar dhe e pjekur, miell gruri, detergjentë, si dhe mallra të tjera ushqimore.
Malli është sekuestruar nga ana e autoriteteve doganore të cilat po kryejnë procedurat e mëtejshme ligjore, ndërsa detyrimi doganor i shmangur dhe gjoba arrin vlerën 1 105 560 lekë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com