Sekuestrohen 59 100 euro në Morinë! Vihet nën hetim 45-vjeçari! Nuk i deklaroi në pikën kufitare

Sekuestrohen 59 100 euro në Morinë! Vihet nën hetim 45-vjeçari! Nuk i deklaroi në pikën kufitare

Paratë e sekuestruara

59 100 euro janë sekuestruar në Pikën Kufitarë të Morinës në Kukës pasi nuk ishin të deklaruara. Paratë ndodheshin në makinën tip “Benz”, i cili drejtohej nga një 45-vjeçar me iniciale S. H., të cilat ai i  kishte vendosur brenda një çante dore.

Paratë e gjetura i përkisnin 45-vjeçarit banues në Istog të Kosovës dhe nuk kishin dokumentet përkatëse ligjore, të cilat duhet të paraqisnin burimin e tyre, dhe për këtë ai është vënë nën hetim për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë". 

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët

Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga amerikanët