Kryenin pastrim parash nga Qipro dhe i investonin në Tiranë, sekuestrohen 6 mln € pasuri të Alban Xhepës dhe familjarëve të tij

Kryenin pastrim parash nga Qipro dhe i investonin në Tiranë, sekuestrohen 6 mln € pasuri të Alban Xhepës dhe familjarëve të tij

Prokuroria e Tiranës

10 automjete, 7 prona, llogari bankare dhe 4 biznese me vlerë 6 milionë euro janë sekuestruar nga Prokuroria e Tiranës për llogari të një hetimi për pastrim parash, në ngarkim të Alban Xhepës, Lorenc Xhepës dhe Bajram Xhepës. Alban Xhepa subjekt i këtij procedimi rezulton se ka qenë i dënuar 3 herë në Itali për drogë, falsifikim e krime kundër personit.

Si u zbulua skema e pastrimit te parave? Një transfertë nga Qipro ka bërë që prokuroria të hetojë lëvizjet e llogarive bankare. Hetimi ka nisur në vitin 2016 ku pas një transferte nga Qipro u zhvillua operacioni i koduar "Transferta e gabuar" nga sektori i krimit financiar në Prokurorinë e Tiranës. Nga hetimet e kryera rezultoi se transfertat e parave të kryera nëpërmjet call center-ve janë kryer nga kompani të dyshimta dhe paratë dyshohet se rrjedhin nga veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve. Hetimi ka zbuluar se nga ana e përfaqësuesve të subjekteve që kanë përfituar fonde nga Qipro me dërgues shoqërinë ‘Tripdale Limited’ është kërkuar që fondet të mos kreditohen në llogari të tyre për shkak se dërguesi kërkon kthimin e fondeve. Në këtë mënyrë është hetuar për llogaritë në bankën ‘ISP’ të shoqërive ‘GoITradeIInternational’, ‘Eni Gjika’, ‘International Marketing Solutions Global’, ‘Avni Vila’,‘IrdiLika’, ‘Migena Ballabani’ dhe ‘Gerald Beno’.Për hetimin e çështjes është bashkëpunuar dhe me autoritetet e huaja, ku pas përgjigjes se ardhur pas kërkesës se bere nga ana jone për ndihme juridike rezulton se i hetuari Alban Xhepa, rezulton te jete dënuar 3(tre) here ne shtetin Italian për veprat penale për drogë, falsifikimit si dhe te krimeve kundër personit.

Sipas Prokurorisë pastrimi i parave niste nga Qipro dhe investoheshin në Tiranë nga Alban Xhepa, ndërkohë rezulton se pasuritë ai i ka të ndara në emër edhe të afërmeve të tij Lorenc Xhepa dhe Bajram Xhepa. Një ndër pronat e tij është një restorant luksoz në një prej resorteve luksoze në jug të vendit. Në listën e automjeteve janë markat më luksoze e të shtrenjta që deri në përfundim të këtij hetimi do të jenë të bllokuara për llogari të Prokurorisë së Tiranës.

Të tjera prona të sekuestruara janë edhe në qytetin e Tiranës përfshirë prona, biznese në qendër të Tiranës dhe zonën e Komunës së Parisit.

Këto pasuri ishin të ndara mes babait Bajram Xhepa, 71 vjeç,  dhe dy djemve të tij Albani Xhepa, 37 vjeç dhe Lorenc Xhepa, 39 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Kjo është dosja e dytë me vlerën më të lartë të pasurive të sekuestruar për llogari të Prokurorisë Tiranë ku pak ditë më parë u sekuestruan 5 milionë euro pasuri në pronësi të dy vëllezërve nga Mirdita të cilët jepnin lekë me fajte në Tiranë.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë Tiranë

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, ka kryer hetime për veprën penale të “Pastrimit te produkteve te vepres penale ose veprimtarise kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, për shtetasin A. Xh dhe ka arritur të sekuestrojë një numër të madh pasurish të luajtëshme dhe të paluajtëshme.
Hetimet kane filluar pas marrjes së informacioneve përkatëse nga Drejtoria Vendore e Policisë, Tiranë.
Sipas informacionit fillestar i dyshuari A. Xh, kishte në administrim kompani të ndryshme dhe kryente veprimtarinë e pastrimit të produkteve të veprës penale.
Në bashkëpunim me Drejtorinë e Pergjitheshme të Parandalimit dhe te Pastrimit te Parave, është bërë e mundur bllokimi fillestar i një sasie relativisht të madhe monetare të këtij shtetasi.
Hetimi ka zbuluar se nga ana e përfaqësuesve të subjekteve që kanë përfituar fonde nga Qipro me dërgues shoqërinë ‘Tripdale Limited’ është kërkuar që fondet të mos kreditohen në llogari të tyre për shkak se dërguesi kërkon kthimin e fondeve. Në këtë mënyrë është hetuar për llogaritë në bankën ‘ISP’ të shoqërive ‘GoITradeIInternational’, ‘Eni Gjika’, ‘International Marketing Solutions Global’, ‘Avni Vila’,‘IrdiLika’, ‘Migena Ballabani’ dhe ‘Gerald Beno’.
Per hetimin e ceshtjes eshte bashkepunuar dhe me autoritetet e huaja, ku pas pergjigjes se ardhur pas kerkeses se bere nga ana jone per ndihme juridike rezulton se i hetuari A. Xh, rezulton te jete denuar 3(tre) here ne shtetin Italian per veprat penale ne fushen e Narkotikeve, Fallsifikimit si dhe te krimeve kunder personit.
Jane kryer veprimet e duhura ne drejtim te verifikimit te pasurive te luajteshme dhe te paluajteshme, dhe eshte vendosur sekuestrimi si me poshte:

Sekuestrimin prane Drejtorise se Sherbimit te Transportit Rrugor te Mjeteve me targa dhe ne pronesi te shtetasve:

1. TR 8470 H Benz Mercedez ne emer te shtetasit Alban Xhepa.
2. AA 483 SU Range Rover e zeze ne emer te shoqerise International Marketing SOL
3. AA 296 RV Audi A7 e zeze ne emer te shtetasit Ilirjan Ibrahim Shkurti.
4. AA 264 OR Mercedes Benz ne emer te shtetasit Iqmet Hedi Kolami.
5. AA 377 IZ Mercedes Benz S500 e zeze ne emer te Qemal Shefki Aliu.
6. AA 988 SF Smart e kuqe ne emer te shtetases Meri Ramis Xhepa.
7. AA 845 XJ Jaguar E-Space ne emer te shtetases Meri Ramis Xhepa.
8. AA 300 KF Land Rover e zeze ne emer te Go Trade International.
9. AB 621 AD Benz-M S350 Bluetec blere me lizing nga Alban Xhepa.
10. AA 394 XD Range Rover e zeze ne pronesi te International Marketing Solutions,

Sekuestrimin prane QKB Tirane te bizneseve ne emrin e shtetasit Alban Xhepa dhe familjareve te tij si:
- Biznesi me NIPT L92022003U me emer subjekti HEAT forma ligjore SHPK data e themelimit 20.08.2019. Adresa e Bar Restorant HEAT ne Tirane eshte ne Rrugen Ismail Qemali pallati Gener 2 ne pasurine nr.2/317/ND-N3.
- Bar Restorant HEAT ne Palase ne territorin e Green Coast Resort & Residences.
- Biznesi me NIPT L61313042A me emer subjekti International Marketing Solutions Global me adrese Njesi Bashkliake nr.5 Rr.Nikolla Tupe Godina 1 K.3 siper lokal XIXA.
- Biznesi me NIPT M01913001A me emer sujketi Proedita Consulting me adrese Njesi Bashkliake nr.5 Rr.Tish Dahija Kompleksi Kika shkalla 2 Hyrja 4 Tirane
➢ Sekuestrimin prane Bankave te nivelit te dyte te te gjitha llogarive bankare ne emer te shtetasve A.Xh, L.Xh, N.Xh, etj.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ups: 09/02/2021 18:00

    Mire kete katundarin nga Sharra e Tiranes e arrestuan, po bashkepunetoret e tij cifute gjeorgjane pse nuk i arrestojne?!?!?!? Pse akuzohen per pastrim paresh, kur para se gjithash behet fjale per vjedhje me ane te mashtrimit kompjuterik, ku pensionistet evropiane mashtrohen per te investuar paret e veta gjoja me fitim dhe ato paret e shkreta i vjedhin cifutet bashke me keta katundaret e Sharres. Tahmaja e madhe te le pa gje. Keta te Sharres + cifutet donin madje te konkuronin edhe cifutet e Olsit dhe te Arjoles....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja