680 mijë euro po hynin në Shqipëri të fshehura në dyert e makinës, arrestohet në Muriqan 51-vjeçari! Furgoni hyri nga Mali i Zi (EMRI + VIDEO)

MuriqanPlot 680 mijë e 595 euro janë tentuar të futen në Shqipëri nga Muriqani, pika kufitare me Malin e Zi. Paratë të cilat dyshohen se rrjedhin nga krimi janë tentuar të futen të fshehura në 2 hapësira të modifikuara në dyert e pasme të një furgoni që drejtohej nga një 51 vjeçar nga Fushë Miloti.

Në njoftimin për median policia e Shkodrës informon se operacioni i koduar “Burimi” u ndërmor si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, finalizuan operacionin policor të koduar “Burimi”.

Gjatë operacionit, u kap në hyrje të Shqipërisë dhe u arrestua shtetasi Lefter Nelaj, 51 vjeç, banues në Fushë Milot. Nga kontrollet në vijë të dytë, në automjetin që drejtonte ky shtetas, u gjetën në 2 hapësira të modifikuara në dyert e pasme, 680 595 euro, të cilat ky shtetas synonte t’i fuste ilegalisht në Shqipëri. Vijojnë hetimet për të provuar burimin e parave, informon policia e Shkodrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:17
Tryeza antikorrupsion/ Drejtori i Policisë Kufitare: Në 2024 në kufi kapëm 2.3 mln euro para të padeklaruara

I pranishëm në tryezën publike me temë “Parandalimi i pastrimit të parave dhe korrupsionit transnacional”, të organizuar nga Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion, Saimir Boshnjaku, drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë Kufitare zbuloi shifrat dhe rastet e kapjes së parave të padeklaruara në kufi. 

"Ne si polici kufitare kemi patur disa raste të kapjes së mosdeklarimit të parave në kufi. Kemi pasur rritje. Në rast se në 2022-shin kemi pasur reth 32 raste me rreth 3.6 mln euro kryesisht nga  individë apo kompani trasnporti, që transportonin para të padeklaruara. 79 raste për 2023-shin rreth 2.8 mln euro dhe në 2024 rreth 62 raste me 2.3 mln euro. Një rast është goditur mbrëmë në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit për transportin e parave cash rreth 600 mijë euro" tha Boshnjaku. 

S.G/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kali: 16/11/2024 09:37

    PARA DROGE...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut