Tryeza antikorrupsion/ Drejtori i Policisë Kufitare: Në 2024 në kufi kapëm 2.3 mln euro para të padeklaruara

I pranishëm në tryezën publike me temë “Parandalimi i pastrimit të parave dhe korrupsionit transnacional”, të organizuar nga Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion, Saimir Boshnjaku, drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë Kufitare zbuloi shifrat dhe rastet e kapjes së parave të padeklaruara në kufi. 

"Ne si polici kufitare kemi patur disa raste të kapjes së mosdeklarimit të parave në kufi. Kemi pasur rritje. Në rast se në 2022-shin kemi pasur reth 32 raste me rreth 3.6 mln euro kryesisht nga  individë apo kompani trasnporti, që transportonin para të padeklaruara. 79 raste për 2023-shin rreth 2.8 mln euro dhe në 2024 rreth 62 raste me 2.3 mln euro. Një rast është goditur mbrëmë në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit për transportin e parave cash rreth 600 mijë euro" tha Boshnjaku. 


Lajmi kryesor:

680 mijë euro po hynin në Shqipëri të fshehura në dyert e makinës, arrestohet në Muriqan 51-vjeçari! Furgoni hyri nga Mali i Zi (EMRI + VIDEO)


S.G/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic

10 kuriozitete rreth Krishtlindjes të zgjedhura nga National Geographic